BASHKIA LEZHË

Qarku:
Lezhë


Qendër bashkie:
Qyteti i Lezhës


Sipërfaqja:
509.1 Km katrorë


Popullsia:
106245 banorë


Kryetar bashkie:
Pjerin Ndreu


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
41


Njësitë administrative:
Lezhë, Shëngjin, Zejmen, Shënkoll, Balldren, Kallmet, Blinisht, Dajç, Ungrej, Kolsh


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.lezha.gov.al/


PROFILI I BASHKISË

Lezha kufizohet në veri me Bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në perëndim me Detin Adriatik, në lindje me Bashkinë e Mirditës dhe në jug me Bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Lezhës. Sipas Censusit të vitit 2011, Lezha ka 65,633 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 106,245 banorë. Me një sipërfaqe prej 509.1 km2, bashkia e re e Lezhës ka një densitet prej 208.69 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Lezhë dhe Shëngjin) dhe 65 fshatra. Bashkia e Lezhës shtrihet në pjesën më të madhe në një zonë të ulët dhe bregdetare, me lartësi 5 metra mbi nivelin e detit. Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor. E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt. Aktualisht, ekonomia në qytet është e diversifikuar, por mbështetet në tregti dhe shërbime, sektorë që punësojnë numrin më të madh të banorëve të Lezhës. Vitet e fundit, industria e përpunimit të peshkut në rajonin e Lezhës ka njohur investimet më të mëdha në rang vendi.