BASHKIA BULQIZË
Qarku:Dibër
Qendër bashkie:Qyteti i Bulqizës
Sipërfaqja:678.51 Km katrorë
Popullsia:40223 banorë
Kryetar bashkie:Festime Mjeshtri
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:21
Njësitë administrative:Bulqizë, Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebisht
Faqja zyrtare e internetit:http://www.qarkudiber.gov.al/ndarja-administrative/bashkia-bulqize
PROFILI I BASHKISË
Bulqiza kufizohet në veri me Bashkinë e Dibrës, në perëndim me Bashkinë Klos, në jug-perëndim me Bashkinë Tiranë, në jug me Bashkinë Librazhd dhe në lindje me Republikën e Maqedonisë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Bulqizës. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 32,210 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 40,223 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 678.51 km2 me një densitet prej 59.28 banorë/km2. Bashkia Bulqizë ka në përbërje 8 Njësi Administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Bulqiza dhe Krasta) dhe 63 fshatra. Popullsia e Bulziqës është në pjesën më të madhe e besimit mysliman dhe një pakicë fare e vogël i përket besimeve të tjera. Relievi kodrinor-malor përcakton si burime kryesore gjeneruese bujqësinë dhe blegtorinë, por pa harruar edhe industrinë e nxjerrjes së kromit dhe atë të pasurimit të mineralit të kromit, ku rajoni i Bulqizës është mjaft i njohur. Ndërkohë, një tjetër burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni konsiderohet edhe turizmi malor familjar si dhe ngritja e qendrave për grumbullimin e bimëve medicinale, me të cilat zona është mjaft e pasur.