BASHKIA KAMËZ

Qarku:
Tiranë


Qendër bashkie:
Qyteti i Kamzës


Sipërfaqja:
37.18 Km katrorë


Popullsia:
125632 banorë


Kryetar bashkie:
Rakip Suli


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
41


Njësitë administrative:
Kamëz, Paskuqan


Faqja zyrtare e internetit:
http://kamza.gov.al/


PROFILI I BASHKISË

Bashkia Kamëz kufizohet në veri, lindje dhe jug me bashkinë Tiranë, në veri-perëndim me bashkinë Krujë dhe në perëndim me bashkinë Vorë. Kamza përbëhet nga dy njësi administrative, Kamza dhe Paskuqani. Sipas Censusit të vitit 2011 Bashkia Kamëz ka një popullsi prej 104,190 banorësh, ndërsa sipas regjistrit civil numëron 125,632 banorë. Ajo ka një sipërfaqe prej 37.18 km2 dhe densiteti është 3379.02 banorë/km2. Kryeqendra e bashkisë së re është Kamza ndërsa ajo ka edhe 14 fshatra. Bashkia e re Kamëz është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të lartë në Shqipëri, duke e bërë atë praktikisht bashkinë më urbane të Shqipërisë pavarësisht se përfshin nominalisht edhe 14 vendbanime që zyrtarisht janë fshatra. Bashkia e re është ndërtuar gjatë 20 viteve të fundit ku rritja e popullsisë ka qenë në përmasa të jashtëzakonshme. Kamza ka një sipërfaqe të punueshme prej 2,364 hektarë, shifër kjo e papërfillshme në krahasim me popullsinë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tokës bujqësore është zënë nga banesat për shkak të ndërtimeve informale.