BASHKIA DROPULL
Qarku:Gjirokastër
Qendër bashkie:Fshati Jorgucat
Sipërfaqja:466.67 Km katrorë
Popullsia:23131 banorë
Kryetar bashkie:Dhimitraq Toli
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:21
Njësitë administrative:Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Pogon
Faqja zyrtare e internetit:-
PROFILI I BASHKISË
Dropulli kufizohet në veri me bashkinë Libohovë. Kryeqendra e Bashkisë është Jorgucati. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.503 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 23.131 banorë. Bashkia Dropull shtrihet në një sipërfaqe prej 466.67 km2 me një densitet prej 49.56 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj 41 fshatra. Bashkia e Dropullit përbëhet nga pjesëtarë të pakicës etnike greke në Shqipëri. Derviciani njihen nga vendasit si kryeqendra e zonës, pasi në të zhvillohen pothuajse të gjitha aktivitetet e rëndësishme politike, kulturore dhe fetare të minoritetit. Megjithatë, qendra e komunës është në Jorgucat, një pikë e ndërmjetme mes dy komunave që ishin më parë. Krahina e Dropullit ruan një pasuri të rrallë etno-kulturore. Zona ka ruajtur dhe transmetuar vallen e bukur të krahinës, kostumet e pasura dhe motivet epirote të klarinetës.