Terma reference
Ekspertizë lokale për ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Rinor të bashkisë Kavajë
Projekti “E ardhmja e Bashkisë – ndërtuar mbi rini të fortë”
Autoritet kontraktues: Instituti per Bashkitë e Shqipërisë
Rr. “Skerdilajd Llagami”, Ndr. 3/9, Tiranë
M31318452D
Data e publikimit: 10 qershor 2025
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, me interes të kontribuojë për progresin dhe zhvillimet lokale, rajonale dhe kombëtare, për një qeverisje të mirë dhe decentralizim përmes asistencës, kërkimeve, studimeve dhe trajnimeve profesionale, duke përdorur vetëm mjete dhe rrugë ligjore dhe demokratike.
IBSh ka nisur zbatimin e Projektit “E ardhmja e Bashkisë – ndërtuar mbi rini të fortë”, mbështetur nga bashkia Kavajë si pjesë e Programit ReLOaD2. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Në zbatim të këtij projekti, Instituti për Bashkitë publikon këtë njoftim për subjektet e interesuara për shërbimet e ekspertizës lokale të detajuara më poshtë.