BASHKIA ELBASAN

Qarku:
Elbasan


Qendër bashkie:
Qyteti i Elbasanit


Sipërfaqja:
872.03 Km katrorë


Popullsia:
205892 banorë


Kryetar bashkie:
Gledian Llatja


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
51


Njësitë administrative:
Elbasan, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Gjinar, Shushicë, Gjergjan, Funar, Shirgjan, Tregan, Gracen, Bradashesh, Zavalinë, Papër


Faqja zyrtare e internetit:
http://elbasani.gov.al/


PROFILI I BASHKISË

Bashkia e re e Elbasanit kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Librazhd, në jug-lindje me bashkinë Prrenjas, në jug-perëndim me bashkinë Gramsh dhe në perëndim me bashkitë Cërrik dhe Peqin. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Elbasanit. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 141,714 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 205,892 banorësh dhe me densitet prej 236.11 banorë për km². Bashkia e Elbasanit ka një sipërfaqe prej 872,03 km2. Kjo bashki përbëhet nga 13 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 116 fshatra. Bashkia e re e Elbasanit është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, si dhe një nga bashkitë më komplekse për t’u administruar. Qyteti i Elbasanit, me rreth 80 mijë banorë, ka aktualisht rreth 60 për qind të popullsisë së bashkisë ndërsa pjesa tjetër është e ndarë në shumë njësi administrative, disa prej të cilave gjenden në terrene të thyera malore. Bashkia e re ka në territorin e saj një pjesë të madhe të industrisë së rëndë të Shqipërisë, përfshirë fabrikën e çelikut, atë të çimentos, ferrokromit, etj. Një pjesë e njësive administrative shtrihen përgjatë luginës së Elbasanit, por më shumë se gjysma e ish-komunave gjenden në një seri zonash malore, duke filluar nga Graceni te Labinot Mal, Gjinari e Zavalina apo ish komuna Funar. Parku kombëtar i Gjinarit në krahinën historike të Shpatit është i përshtatshëm për turizëm të natyrës dhe të kulturës.