BASHKIA GRAMSH
Qarku:Elbasan
Qendër bashkie:Qyteti i Gramshit
Sipërfaqja:739.22 Km katrorë
Popullsia:36305 banorë
Kryetar bashkie:Besion Ajazi
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:21
Njësitë administrative:Gramsh, Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Sult, Tunjë
Faqja zyrtare e internetit:http://bashkiagramsh.gov.al/
PROFILI I BASHKISË
Bashkia e re Gramsh kufizohet në veri me bashkinë Elbasan, në lindje me bashkinë Pogradec, në jug-lindje me bashkinë Maliq, në jug me bashkinë Skrapar dhe në perëndim bashkitë Berat, Kuçovë dhe Cërrik. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Gramshit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 24,231 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 36.305 banorësh dhe densitet 49.11 banorë për km². Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 739.22 km2. Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 94 fshatra. Bashkia e Gramshit shtrihet në një territor shumë malor në Shqipërinë qendrore, ku toka bujqësore është e paktë (rreth 14 për qind e sipërfaqes) ndërsa pjesa tjetër e territorit është zonë pyjore ose kullotë. Qendra e bashkisë së re, Gramshi, u shpall qytet në vitin 1960 si një qendër e agroindustrisë dhe e industrisë ushtarake Mundësitë për turizëm natyror në Gramsh janë të shumta, si Ujëvara e Sotirës, Uji i Ftohtë më malin e Lenies, liqeni i Dushkut, Pishat e Grabovës, liqenet në malin e Rovjes, Shpellat në malin e Poroçanit, kalaja e Tunjës Irmanjit dhe padyshim liqeni artificial i Banjës etj. Qyteti i Gramshit numëron rreth 300 biznese të regjistruara, shumica prej të cilave biznese të vogla tregtare dhe shërbimesh.