BASHKIA KAVAJË
Qarku:Tiranë
Qendër bashkie:Qyteti i Kavajës
Sipërfaqja:198.81 Km katrorë
Popullsia:79556 banorë
Kryetar bashkie:Fisnik Qosja
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:31
Njësitë administrative:Kavajë, Synej, Luz i Vogël, Golem, Helmas
Faqja zyrtare e internetit:http://bashkiakavaje.gov.al/
PROFILI I BASHKISË
Kavaja kufizohet në veri nga bashkia Durrës, në lindje nga bashkia Tiranë, në jug nga bashkia Rrogozhinë dhe në perëndim nga deti Adriatik. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Kavajës. Sipas Censusit të vitit 2011 Kavaja numëron një popullsi prej 40,094 banorësh, ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 79,445 banorë. Me sipërfaqe prej 198.81 km2, ajo ka densitet prej 400 banorë/km2. Bashkia e re përbëhet nga pesë njësi administrative. Bashkia e re ka një qytet dhe 32 fshatra. Bashkia e Kavajës shtrihet në një zonë kodrash të buta dhe fushash pjellore përreth qytetit të Kavajës deri në detin Adriatik, ku gjenden plazhe pjesërisht ranore dhe pjesërisht shkëmbore. Qyteti i Kavajës zë gjysmën e popullsisë së njësisë së re ndërsa njëra nga dy njësitë administrative bregdetare, Golemi, është ndërtuar gjatë viteve të fundit për shërbime turistike duke u larguar nga bujqësia. Qyteti i Kavajës është një qendër historike zejtare i cili e mori statutin e Kasabasë (ekuivalentin e titullit qytet në vitin 1867).