BASHKIA KONISPOL
Qarku:Vlorë
Qendër bashkie:Qyteti i Konispolit
Sipërfaqja:221.88 Km katrorë
Popullsia:13737 banorë
Kryetar bashkie:Ergest Dule
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:15
Njësitë administrative:Konispol, Xarrë, Markat
Faqja zyrtare e internetit:-
PROFILI I BASHKISË
Bashkia e re e Konispoli kufizohet në veri me bashkinë Finiq, në perëndim me Sarandën dhe në jug me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Konispolit. Bashkia e re përbëhet nga 3 Njësi Administrative. Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Konispol ka një popullsi prej 8,245 banorësh ndërsa sipas regjistrit civil ka 13,737 banorë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 221.88 km2 dhe me densitet 61.91 banorë/km2. Njësitë administrative përbërëse janë: Konispol, Xarrë dhe Markat. Bashkia e re e Konispolit ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë. Një pjesë e popullsisë shërben në sektorin e transportit për qëllime turistike në Sarandë ose për transportin ndërkufitar. Bujqësia është e përqendruar te argumet, ullinjtë dhe vreshtat ndërsa zona është e famshme edhe për kullota dimërore për bagëtinë e imët. Në fshatin Xarë një përpjekje e përbashkët e komunitetit ka krijuar një kooperativë shumë të suksesshme të përqendruar te prodhimi i agrumeve.