BASHKIA POGRADEC
Qarku:Korçë
Qendër bashkie:Qyteti i Pogradecit
Sipërfaqja:584.77 Km katrorë
Popullsia:90976 banorë
Kryetar bashkie:Ilir Xhakolli
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:31
Njësitë administrative:Pogradec, Udenisht, Buçimas, Çërrave, Dardhas, Trebinjë, Proptisht, Velçan
Faqja zyrtare e internetit:http://bashkiapogradec.al/
PROFILI I BASHKISË
Pogradeci kufizohet në veri me bashkinë Prrenjas, në perëndim me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Maliq, në juglindje me bashkinë Pustec, ndërsa në lindje me Republikën e Maqedonisë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Pogradecit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 61.530 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 90.976 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 548.77 km2. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 72 fshatra. Qyteti i Pogradecit dhe komunat Udënisht e Buçimash shtrihen përgjatë Liqenit të Ohrit dhe orientohen drejt turizmit, me ndarjen e re territoriale i bashkohen dhe disa zona të thella malore. Liqeni mbetet një tjetër pikë referimi për një pjesë të mirë të popullsisë me anë të peshkimit të koranit. Asetet kulturore në zonë janë të shumta si rrjedhojë edhe potenciali për industrinë e turizmit janë të shumta.