-3.55 -0.37 -0.37 0.24 -2.33 1.71 -0.98 2.94 1.59 2.69 0.00 2.45 -1.84 3.43 -1.47 3.67 -1.71 3.43 -1.84 2.94 -0.73 7.59 -2.57 2.94 -3.31

BASHKIA TROPOJË

Qarku:
Kukës


Qendër bashkie:
Qyteti i Tropojës


Sipërfaqja:
1057.3 Km katrorë


Popullsia:
28216 banorë


Kryetar bashkie:
Rexhe Byberi


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Bajram Curri, Fierzë, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyç, Tropojë


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.kqk.gov.al/bashkia-tropoje


PROFILI I BASHKISË

Tropoja kufizohet në veri me Republikën e Kosovës dhe të Malit të Zi, në perëndim me Bashkinë Shkodër, në jug me bashkitë Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz dhe në jug-lindje me Bashkinë Has. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Bajram Currit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re ka një popullsi prej 20,517 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 28,216 banorë. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 1057.3 km2 me një densitet prej 26.68 banorë/km2 sipas të dhënave të Regjistrit Civil dhe 19.40 banorë/km2 sipas Censusit 2011. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Bajram Curri dhe Fierza) dhe 68 fshatra. Tropoja zotëron pasuri të shumta natyrore, por mungesa e investimeve dhe e perspektivës së zhvillimit ka detyruar një pjesë të konsiderueshme të banorëve të kryejnë migrim të brendshëm dhe të jashtëm. Tropoja është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale. Sektorët prioritare me bazë zhvillimi për të ardhmen konsiderohen turizmi rural dhe malor, prodhimi bujqësor dhe përpunimi i produkteve bujqësore, duke u mbështetur në kushtet e përshtatshme natyrore, klimatike dhe gjeografike të rrethit. Ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë konsiderohet industria nxjerrëse e minierave.