Njoftim për ekspertizë lokale për ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Rinor të bashkisë Kavajë

17 Janar, 20250

Instituti për Bashkitë ka nisur zbatimin e Projektit “E ardhmja e Bashkisë – ndërtuar mbi rini të fortë”, mbështetur nga bashkia Kavajë si pjesë e Programit ReLOaD2. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Në zbatim të këtij projekti, Instituti për Bashkitë publikon këtë njoftim për subjektet e interesuara për shërbimet e ekspertizës lokale për ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Rinor të bashkisë Kavajë përmes një trajnimi një ditor mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit dhe pregatitjes së Rregullores së Brendshme të Këshillit.  Për më tej, referojuni Termave të Referencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *