Njoftim për Median
Pogradec, 25 janar 2017
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë organizon mbledhjen e rradhës së Komitetit Drejtues, i cili u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, z. Eduart Kapri në ambientet e kësaj bashkie. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet e punës së kryer në një hark kohor prej 12 muajsh gjatë vitit 2016. Në zbatim dhe të Statutit të Shoqatës, Komiteti Drejtues diskutoi dhe miratoi Raportin vjetor dhe atë financiar si dhe Planin e saj të Aktiviteteve për 2017, në pasqyrim dhe të problematikave të bashkive.
Përsa i përket problematikave, kryetarët evidentuan çështje lidhur me vështirësitë financiare me buxhetin e akorduar për vitin 2017, buxhet i cili në vijimësi nuk reflekton realitetin bashkiak të nevojave për shërbime dhe pas miratimeve të ndryshimeve thelbësore në organizim dhe funksionim.
Shqetësim i vazhdueshëm mbetet dhe ndarja e fondeve nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve,ku bashkitë e djathta edhe pse konkurojnë me projekte dinjiotoze nuk kan gjetur mbështetje nga qeveria sikundër bashkite e maxhorancës.
Probleme të tjera te evidentuara gjatë vitit 2016 dhe fatkeqësisht duket sikur sdo marin zgjidhje as për vitin 2017 bashkitë renditen: mungesën e ligjit për financat vendore,kuadri ligjor sekondar për arsimin parashkollor, për funksionet e tjera të reja, probelmatikat me inspektoriatet dhe agjencitë qeveritare,problematika me ligjin e pyjeve, si dhe çeshtja e borxheve të trashëguar që ka vënë në vështirësi të mëdha bashkitë për investime dhe shërbime publike qoftë në zonat urbana po ashtu edhe në ato rurale etj.
Në përgjigje të këtyre cështjeve, Shoqata e Bashkive do të ngrejë zërin e Kryetarëve për korrektimin e këtyre praktikave abuzive nga institucionet qendrore. Nga ana e tyre, bashkitë angazhohen në ofrimin e shërbimeve sa më efikase sa më afër qytetarëve, me burimet e veta finaciare.
Në përfundim të kësaj vizite, Kryetari i Bashkisë, z. Eduart Kapri, i njohu kolegët e tij me disa nga punët publike të kryera si në infrastrukturë dhe shërbime si dhe me planet për të ardhmen në zhvillimin e turizmit.
Bashkia Pogradec është një nga bashkitë që përballet me borxhet e trashëguara.
Z. Kapri prezantoi për kolegët një plan të detajuar të Bashkisë për shlyerjen e këtij borxhi, plan i cili është një praktikë e mirë për tu replikuar dhe në raste të tjera të ngjashme.