Shoqata e Bashkive të Shqipërisë nis aplikimin e Projektit Local4Green

5 Janar, 20170

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një nga 10 partnerët e angazhuar në zbatimin e Projektit Local4Green, projekt i miratuar nën programin Interreg Med me fonde nga ERDF dhe IPA.

Ky projekt synon përmirësimin e performancës në fushën e përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Projekti synon hartimin dhe miratimin e politikave fiskale lokale në mbështetje të inciativave nga qytetarët apo operatorët ekonomikë në përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Në Shqipëri, projekti do të shtrihet në afërsisht 8 bashki përgjatë 30 muajve në vijim. Partner lider i projektit është Federata e Bashkive dhe Provincave Valenciane, ndërsa partnerë të tjerë përfaqësojnë shtete si Spanja, Italia, Qipro, Greqia, Kroacia, Slovenia Malta dhe Portugalia.

15 dhjetor 2016

   

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *