FTESË
I nderuar anëtar i Komiteti Drejtues,
Përfitoj nga rasti t’iu uroj për punën tuaj të deritanishme në shërbim të komunitetit tuaj. Me anë të kësaj ftese, ju njoftoj se Shoqata e Bashkive do të organizojë Takimin e Komitetit Drejtues më datë 16 shkurt 2018, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu. Takimi do të zhvillohet tek:
Salla e Mbledhjeve, Bashkia Kamëz
ditën e premte, më datë 16 shkurt 2018,
ora 11:00 – 13:00
Në këtë takim do të diskutohet kryesisht për aktivitetin e Shoqatës gjatë vitit 2017, si dhe për disa tema me interes për vitin 2018. Takimi i Komitetit Drejtues do të zhvillohet sipas rendit të ditës bashkangjitur kësaj ftese.
Shpresojmë në kontributin dhe pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Agron HAXHIMALI
Drejtor Ekzekutiv
_____________________________________________________________________________________________________
Mbledhja e Komitetit Drejtues
Salla e Mbledhjeve, Bashkia Kamëz
16 shkurt 2018
Rendi i ditës:
11:00 Mirëseardhja
- Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë Kamëz
11: 15 Hapja e Mbledhjes të Komitetit Drejtues dhe prezantimi i rendit të ditës;
znj. Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh
11:10 Prezantim i veprimtarisë së ShBSh për 2017dhe i planit të aktiviteteve për 2018; Diskutime dhe miratim
- Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv
11:30 Shërbimet publike në nivel vendor dhe ecuria e reformës e procesit të decentralizimit;
- Ushtrimi i funksioneve të reja;
Qëndrimi në Këshillin Konsultativ; z. Xhelal Mziu
- Menaxhimi i mbetjeve;
Praktikat dhe sfidat vendore; z. Xhelal Mziu
- Reforma e Ujit
Sistemi aktual dhe rekomandime; z. Eduart Kapri;
- Emergjencat Civile;
Buxheti dhe struktura, z. Fran Frroku;
- Sistemi i ri i taksës së pronës dhe metodologjia;
Opinione dhe Qëndrimi i Shoqatës
- Problematika e Ndihmës Ekonomike dhe cështje të tjera për tu adresuar;
Znj. Voltana Ademi
13:00 Deklaratë e përbashkët për cështjet e diskutuara dhe mbyllja e takimit;
Znj. Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh