Projekti “Dieta Mesdhetare” Interreg MED/ Thirrje për shprehje interesi

12 Tetor, 20200

Projekti “Dieta Mesdhetare” Interreg MED 

Thirrje për shprehje interesi

12 tetor 2020

 

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë hap thirrjen për përzgjedhjen e individëve apo sipërmarrjeve që do të përfitojnë mbështetje për pesë (5) produkte agro-ushqimore / ose shërbime të lidhura me to.

Të dhëna mbi projektin

Listuar si pjesë e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit, Dieta Mesdhetare është pjesë përbërëse e identitetit mesdhetar.  Ajo përfshin një set aftësish, njohurish, ritualeve, simboleve dhe zakoneve lidhur me kulturën, mjedisin, metoda të punës dhe stilin e jetesës që karakterizojnë një industri të fuqishme.  Megjithatë, disa zona rurale të Mesdheut i nënvlerësojnë këto mekanizma dha hasin mangësi demografike dhe natyrore të shkaktuara nga mungesa e njohurive mbi potencialin ekonomik të kësaj pjese të identitetit kulturor mesdhetar.

Projekti MD.net adreson probleme të neglizhimit dhe mos shfrytëzimit të mundësive të Dietës Mesdhetare.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e njohurive mbi Dietën Mesdhetare sipas Konventës së UNESCO për Dietën Mesdhetare, duke ndërthurur koncepte të kësaj diete me mjete inovatore.  Projekti do të përdorë masa tradicionale dhe kreative (si ekonomia e përbashkët) duke nisur bashkëpunimin me qëllim ngritjen e ekonomisë së Dietës Mesdhetare në nivele të reja cilësie.

Qëllimi i Thirrjes

Përqasja e Projektit përbëhet nga disa blloqe aktivitetetesh të pazhvilluara më parë në sektorët e Dietës Mesdhetare.  Kjo thirrje lidhet me aktivitetin MD.InC – Inovacion dhe kreativitet i produkteve dhe shërbimeve përmes një platforme të qëndrueshme. Shoqata e Bashkive fton individë dhe sipërmarrje nga zona pilot e projektit që shtrihet në bashkitë Lezhë dhe Shkodër të paraqesin kërkesën e tyre për mbështetje dhe këshillim falas për shërbime lidhur me marketingun, promovimin, hulumtim të tregut, analiza të situata aktuale ose propozime të tjera për të përmirësuar veprimtarinë tregtare.

 

BASHKËNGJITUR DO TË GJENI TË PLOTË DOKUMENTACIONET:

  1. Projekti “Dieta Mesdhetare” Interreg MED (Shiko/ shkarko)
  2. Formulari i aplikimit (Shiko/ shkarko)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *