“Qëndrim mbi nevojën për caktimin e një proçedure të strukturuar për rregjistrimin e aseteve për UK sh.a.”

1 Prill, 20210

30 Mars 2021
NJOFTIM PËR SHTYP
“Qëndrim mbi nevojën për caktimin e një proçedure të strukturuar për rregjistrimin e aseteve për UK sh.a.”
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka organizuar një seri konsultimesh me temë “Përcaktimi i një proçedure të strukturuar për rregjistrimin e aseteve për 57 ndërmarjet e Ujësjellës Kanalizimeve në 61 bashkitë e Shqiperisë, bazuar në shqetsimet e ngritura në vazhdimësi nga ndërmarjet, bashkitë dhe aktorë të tjerë në këtë sektor.
Kjo iniciativë është mbështetur nga projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet–RCDN Financiarisht mbështetur nga GIZ dhe SECO.

Synimi ka të bëjë me diskutonim dhe hartonim e rekomandime të përbashkëta mbi vendosjen e një proçedure të strukturuar për rregjistrimin e aseteve për ShA UK,në bashkëpunim me specialistë të sektorit të furnizimit me ujë nga institucione të ndryshme, qendrore dhe vendore.

Problematika e evidentuar lidhet inventarizimin jo të plotë i të gjitha aseteve të ujësjellës kanalizimeve dhe mungesa e kategorizimit të gjendjes së tyre. Aktualisht vetëm një përqindje vogël e pasurive të ShA UK është e regjistruar në kadastër. Sipas të dhënave tona, jo të gjitha shoqëritë UK kanë përfunduar transferimin, regjistrimin e plotë, vlerësimin dhe rivlerësimin e aseteve sipas kategorive dhe për pasojë mungon një vlerë kontabël e saktë për çdo asset.

Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi Shoqata e Bashkive bën këto Rekomandime:

1. Vlerësimi i situatës për regjistrimin e aseteve të shoqërive UK në regjistrin kombëtar të Kadastrës përmes një pyetësori të hartuar posaçërisht;
2. Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve periodike në lidhje me menaxhimin e aseteve dhe rëndësinë e regjistrimit të tyre;
3. Hartimi i akteve normative dhe udhëzuesve për nxitjen dhe lehtësimin e proçesit të regjistrimit;
4. Zhvillimi i Inventarit Kombëtar dhe Programi i Vlerësimit të Aseteve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve;
5. Monitorim i vazhdueshëm i proçesit duke e konsideruar si një Tregues Performance;
6. Zhvillimi i kadastrës të ujit sipas aplikacionit dhe një sistemi të referuar gjeohapësinor (GIS). Kadastra i ujit do të përbëhet nga një databazë e të dhënave për secilin aset të ndërmarrjeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
7. Kjo paketë me rekomandimi të jëtë pjesë integrale e Reformës në Sektorin e Ujit dhe të përfshihen në planet e azhornuara të veprimit të Strategjisë së Sektorit të Shërbimeve të Ujësjellës Kanalizimeve 2020-2030.

Shoqata e Bashkive përcjellë këto rekomandime institucioneve përkatëse në nivel qendror, vendor projekteve dhe donatorëve.
Për çdo informacion shtesë ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë Rruga “Skerdilajd Llagami”, Nd.3, kati 3, Ap. 9, Tiranë, Shqipëri Tel: (+355/4) 2468492; Mob: (+355) 68 20 50 310
E-mail: [email protected] Web: www.aam.org.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *