Ftesë për nënshkrimin e Deklaratës për Dietën Mesdhetare

31 Mars, 20210

Përfshirë në listën përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jo-materiale të Njerëzimit, dieta mesdhetare është një pjesë integrale e identitetit mesdhetar. “Dieta mesdhetare përfshin një sërë aftësish, njohuri, rituale, simbole dhe tradita në lidhje me drithërat, korrjet, peshkimin, blegtorinë, konservimin, përpunimin, gatimin, dhe veçanërisht ndarjen dhe konsumimin e ushqimit.” 

Fatkeqësisht, në kohët e fundit, ndryshime të shumta sociologjike, demografike dhe mënyra e jetesës po kërcënojnë këto modele lokale të prodhimit dhe konsumit të ushqimit. 

Prandaj, për të adresuar sinjalet se dieta mesdhetare është në rënie, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si pjesë e projektit Interreg-MD.net planifikon të nxisë një komunitet me shumë aktorë për të rritur ndërgjegjësimin për identitetin kulturor mesdhetar, trashëgiminë dhe stilin e jetës së qëndrueshme nën Deklaratën e Dietës Mesdhetare. 

Miratimi i kësaj deklarate është një mundësi për aktorët lokalë dhe rajonalë për të demonstruar rolin kryesor që ata mund të luajnë në forcimin e potencialit ekonomik të dietës mesdhetare në peizazhet në ndryshim të shpejtë dhe stilin e jetës.

Kjo thirrje është pra një ftesë për t’u bashkuar komunitetit të Deklaratës së Dietës së Mesdhetare, një simbol që nxjerr në pah një rol aktiv në MBROJTJEN, RUAJTJEN dhe PROMOVIMIN e dietës mesdhetare.

Për të aplikuar për nënshkrimin e kësaj Deklarate ju lutemi referojuni dokumentave të mëposhtëm:

Deklarata e Dietës Mesdhetare http://mdnet.dietamediterranea.com/sq/med-diet-declaration-3/ 

Guidë për aplikuesit http://mdnet.dietamediterranea.com/wp-content/uploads/paginas/Med%20Diet%20Declaration%20guide%20for%20aplicants-ALB.pdf 

Ju mund të aplikoni duke plotësuar formularin në linkun http://mdnet.dietamediterranea.com/sq/the-med-diet-declaration-endorser-application-form-al/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *