Thirrje për projekt propozime: Realizimi i projekteve të vogla në fushat e energjisë, mbrojtjes së klimës dhe transportit

7 Korrik, 20220

Thirrje për projekt propozime: Realizimi i projekteve të vogla në fushat e energjisë, mbrojtjes së klimës dhe transportit
Tranzicioni i energjisë EU4: Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është duke mbështetur zbatimin e projektit: Tranzicioni energjetik EU4: Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i cili është projekt me shumë donatorë që bashke financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Projekti zbatohet nga GIZ-i në Ballkanin Perëndimor dhe nga CPMA në Turqi. Ky projekt do të merret me ndryshimet klimatike dhe do ta mbështesë tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përmes një ndikimi të shtuar të Konventës së Kryetarëve të Bashkive për Iniciativën e Klimës dhe Energjisë (KK-së) në rajon dhe do t’i mbështesë autoritetet bashkiake që ambiciet e tyre për ta reduktuar emetimin e gazrave serrë (GS-ve) t’i bëjnë realitet dhe ta shtojnë rezistencën ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke e marrë parasysh diversitetin në terren.
Ne vazhdimësi te këtij projekti, është shpallur kjo thirrje për projekt-propozim: Realizimi i projekteve në fushat e energjisë (efiçiencës së energjisë dhe burimeve te rinovueshme), mbrojtjes së klimës dhe transportit për bashkite dhe qytetet në Shqiperi.
Aplikuesit (Bashkitë e Shqipërisë) mund të dërgojnë pyetjet dhe çështjet për sqarim tek Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ne email adresën [email protected] deri me datë 21 Korrik 2022. Pyetjet e pranuara pas kësaj kohe nuk do te marrin përgjigje dhe te gjitha pyetjet dhe përgjigjet do te publikohen ne faqen web të shoqatës.
Aplikuesit duhet te plotësojne, nënshkruajnë dhe vulosin ‘Formularin e aplikimit’
Formularin e plotësuar mund ta dergoni tek Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ne email adresën [email protected], deri të Premten me 18 Gusht 2022.
SHENIM: Pas përfundimit te 3 sesioneve informuese për këtë thirrje për propozim, te interesuarit mund te marrin video incizimet, prezantimet përcjellëse dhe dokumentin me pyetje dhe përgjigje nga ky link : https://we.tl/t-C8AjHg7MvA

Formulari i aplikimit për konkurs:
Implementimi i projekteve të vogla
në fushat e energjisë , mbrojtjes së klimës dhe transportit
për bashkitë dhe qytetet në Shqipëri.

EU4 Tranzicioni i energjisë:
Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Informacione të përgjithshme për projektin
Tranzicioni energjetik EU4: Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është projekt me shumë donatorë që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Projekti zbatohet nga GIZ-i në Ballkanin Perëndimor, dhe CPMA në Turqi. Ky projekt do të merret me ndryshimet klimatike dhe do ta mbështesë tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përmes një ndikimi të shtuar të Konventës së Kryetarëve të Bashkive për Iniciativën e Klimës dhe Energjisë (KK-ve) në rajon dhe do t’i mbështesë autoritetet bashkiake që ambiciet e tyre për të reduktuar emetimin e gazrave serrë (GS-ve) t’i bëjnë realitet dhe ta shtojnë rezistencën ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke e marrë parasysh diversitetin në terren.
Qëllimi i përgjithshëm i Veprimit është që ta sigurojë tranzicionin energjetik dhe të merret me ndryshimet klimatike në rajon. Objektivi specifik është që qyteteve të KK-ve t’u ofrohet mbështetje në përmbushjen e premtimeve të tyre në kuadër të targetave të energjisë dhe klimës. Mund të klikoni linkun më poshtë për më shumë informata për Konventën e Kryetarëve të Bashkive për Klimën dhe Energjinë.

Thirrje për projektpropozim: Realizimi i projekteve në fushat e energjisë (efiçiencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme RES), mbrojtjes së klimës dhe transportit për bashkitë dhe qytetet në Shqipëri.
Brenda kontekstit të projektit, njëri nga aktivitetet kryesore është realizimi i projekteve pilot në fushat e energjisë, mbrojtjes së klimës dhe transportit në bashkitë e Ballkanit Perëndimor. Këto projekte pilot duhet të sjellin inovacion dhe qasje të reja në nivelin lokal. Pritshmëria nga realizimi i projekteve të tilla duhet të jetë e prekshme dhe reale, me një fokus të qartë në uljen e konsumit të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të CO2, duke e ruajtur të njëjtin nivel të komfortit ose ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve ose edhe duke e përmirësuar atë.
Në përputhje me sa më sipër, bashkitë/qytetet ftohen që ta plotësojnë formularin e mëposhtëm të aplikimit për të hyrë në procesin e përzgjedhjes. Në përputhje me objektivat e përmendura, me anë të kësaj thirrjeje për garë, bashkitë/qytetet ftohen që t’i dorëzojnë propozimet e tyre për të marrë mbështetje në realizimin e projekteve të tyre brenda afatit kohor nga vitit 2021 deri në vitin 2024.
Pas dorëzimit të projekt propozimeve, paraprakisht do të përzgjidhen deri në 3 aplikues (bashki/qytete) që do të hyjnë në vlerësimin përfundimtar (shih procedurën më poshtë) për ta zgjedhur përfundimisht fituesin (it).
Projekt propozimet e përzgjedhura do t’i nënshtrohen një procesi prokurimi për të siguruar realizimin e projektit në kohë. Tranzicioni energjetik EU4 do të ndajë fonde që do ta mbulojnë një minimum prej 60% dhe maksimum prej 90% të kostos totale të projekt propozimit, ndërsa pjesëmarrja financiare nga bashkitë/qytetet e përzgjedhura përfituese pritet të jetë minimumi 10% dhe maksimumi 40%. Buxheti i ndarë nga GIZ-i për këtë investim në pilot projekt/e është gjithsej deri në 50,000 euro.
Projekt propozimet duhet t’i plotësojnë këto kritere:
• Propozime mund të dorëzojnë vetëm bashkitë/qytetet,
• Mund të dorëzohen vetëm projekte të reja që nuk kanë filluar ende,
• Projektet duhet të realizohen përfundimisht deri në fund të vitit 2024,
• Projektet duhet të kenë mbështetjen e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë.
• Projektet duhet të burojnë nga ndonjë dokument strategjik i aprovuar (p.sh. PVSMK, PVEQ, PMQU, Plan Hapësinor Lokal, etj.) dhe/ose ta kenë mbështetjen e plotë të vendimmarrësve.
• Projektet duhet të jenë në përputhje të plotë me politikën, normat dhe standardet kombëtare.
• Projektet duhet të lidhen me objektet e infrastrukturës, p.sh. ose me projektimin, ndërtimin dhe zhvillimin e objekteve të reja të infrastrukturës ose me rehabilitimin, modernizimin ose zgjerimin e objekteve ekzistuese të infrastrukturës. Kostot operative të infrastrukturës nuk mund të mbulohen nga ky financim. Masat jo-infrastrukturore si rregulloret, ndërgjegjësimi, financimi, etj. nuk janë pjesë e fushës së mbulimit të kësaj thirrjeje për propozime.

Shënime të rëndësishme:
• GIZ-i (në emër të BMZ-së dhe BE-së) do ta financojë projektin në nivelin “deri në” dhe nëse shpenzimet e projektit janë mbi shumën maksimale, bashkia përfituese duhet t’i mbartë shpenzimet e tjera,
• Ekipe teknike do të përfshihen në vlerësimin e ofertave që ndërlidhen me pilot projektet, së bashku me ekipin vlerësues nga Shoqata,
• Për tri projektet e zgjedhura paraprakisht do të organizohen vizita në terren (së bashku me ekipin teknik) për t’i konfirmuar informacionin për projektin dhe për t’i sqaruar pyetje të mëtejshme. Vendimi përfundimtar për financimin e projektit do të merret pas vizitës në terren.

Luteni që ta plotësoni, nënshkruani dhe vulosni këtë formular të aplikimit (faqet 4-9) dhe të gjitha faqet t’i dërgoni për shqyrtim të mëtejshëm në ketë adresë deri të premten, 18.08.2022
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, [email protected]
Aplikuesit mund të dërgojnë pyetje në adresën e mësipërme të emailit deri në 21.07.2022. Pyetjet e dërguara pas kësaj date apo në kanale të tjera komunikimi nuk do të marrin përgjigje. Përgjigjet do të publikohen pas kësaj periudhe në faqet e internetit të Shoqatës së bashkive

Të plotësohet nga Ekipi/Koordinatori i Vlerësimit
Nr. i aplikimit: Klikoni këtu për të futur tekst.
Vendi: Klikoni këtu për të futur tekst.
Data: Klikoni këtu për të futur tekst.
Vendimi: Klikoni këtu për të futur tekst.

Formulari i aplikimit
Realizimi i projekteve në fushat e energjisë , mbrojtjes së klimës dhe transportit për bashkitë dhe qytetet në Shqipëri.
Luteni t’i plotësoni informatat e nevojshme dhe/ose të zgjidhni ndonjë pikë/përgjigje sipas nevojës!

Të dhënat e aplikuesit
a. Aplikuesi
Emri i bashkisë Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Statusi Zgjidheni ndonjë pikë.
Numri i banorëve Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Gjithsej territori (në km²) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.

b. Personi kontaktues
Shënoni emrin, rolin dhe të dhënat e kontaktit për anëtarët e stafit që do të jenë personat kryesorë për kontaktim gjatë tërë kohëzgjatjes dhe zbatimit të projektit:
Emri Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Pozita Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Adresa postare Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Adresa e e-mailit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Numri i telefonit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.

c. Përshkrimi i përgjithshëm i propozimit
Emri i projektit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Sektori i projektit Zgjidheni ndonjë pikë.
Qëllimi i projektit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Vendndodhja (nëse zbatohet) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Gjithsej shpenzimet e parashikuara (në euro) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Shuma e financimit/kontributit të GIZ-it (në euro) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
% e fondeve të bashkisë/qytetit në dispozicion Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
% e financimit/kontributit të GIZ-it në lidhje me gjithsej koston e investimit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Përshkrimi i shkurtër narrativ i projekt propozimit (300 – 500 fjalë pa hapësira, maksimumi)
Shtjellojeni projekt propozimin, afatin e zbatimit dhe informacionet për disponueshmërinë e dokumentacionit të projektit, lejet e nevojshme për planifikim ,etj.
Nëse ekzistojnë, luteni t’i ofroni linqet në internet të dokumenteve mbështetëse krahas përshkrimit të shkurtër narrativ. Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Luteni të konfirmoni se pjesë e cilit dokument strategjik apo dokument zyrtar tjetër është projekti? (p.sh. PVSMK, PVEQ, PMQU, SECAP, SEAP, SUMP Plani Hapësinor Lokal, etj.)
Ofroni linqet e internetit të dokumenteve përkatëse. Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Luteni ta ofroni një letër bashkëpunimi të partnerëve kryesorë të projektit (nëse ka). Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.

d. Projekt propozimi: Performanca teknike (parashikuar)
i) Ndikimi në klimë dhe mjedis
Në rastin e projekteve të efiçiencës së energjisë, cila është sasia e pritur e kursimit të energjisë nga projekti i propozuar (në MWh, çdo vit dhe gjatë jetës së projektit)? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Në rastin e projekteve të energjisë së rinovueshme, cila është sasia e pritshme e energjisë e gjeneruar nga projekti i propozuar (në MWh, çdo vit dhe gjatë jetëgjatësisë së projektit)? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Nëse është e aplikueshme, cila është gjithsej sasia e gazeve serë që do të reduktohet nga projekti i propozuar (në tCO2eq çdo vit dhe gjatë tërë kohëzgjatjes së projektit)?
Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Ju lutemi jepni informacion mbi metodologjinë e përdorur për të vlerësuar reduktimet e pritshme të emetimeve të GS, duke përfshirë faktorët e emetimeve të përdorura: Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Nëse është e aplikueshme (projektet e përshtatjes klimatike), ju lutemi shpjegoni se ne adresimin e cilave rreziqe të identifikuara klimatike do të ndihmojë projekti dhe si: Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Si planifikoni të monitoroni ndikimet e projektit pasi të ketë përfunduar implementimi? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Çfarë efektesh mjedisore do të gjenerojë projekti në aspektin e: a) cilësisë së ajrit, b) cilësisë së ujit, c) konsumit të ujit, d) cilësisë së tokës dhe e) të tjera. Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
ii) Potenciali për projekte shoqëruese (përsëritje dhe zgjerim)
A ka opsione në bashkinë tuaj për të shumëzuar këtë projekt? Nëse ka, sa shpesh mund të përsëritet ky projekt (me madhësi të njëjtë, fokus të njëjtë)?
(Maksimumi 150 fjalë; çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret në konsideratë). Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A mund të shërbejë ky projekt si shembull/model për bashkitë e tjera? Nëse mundet, pse?
(Maksimumi 150 fjalë, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret në konsideratë). Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Pse e konsideroni projektin tuaj inovativ? Ju lutemi, merrni parasysh jo vetëm dimensionin teknologjik, por edhe qasjet inovative sociale, organizative dhe metodologjike.
(Maksimumi 150 fjalë, ju lutemi vini re se çdo tekst përtej kufirit të fjalëve nuk do të merret parasysh). Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A prisni ndonjë pengesë/sfidë në realizimin e projektit? Nëse prisni, cilat janë dhe si mund të tejkalohen ato?
(Maksimumi 150 fjalë; çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret në konsideratë). Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
iii) Informatat financiare dhe ndikimet e projektit
Gjithsej shpenzimet buxhetore të parashikuara (në euro) të ndara në kategoritë kryesore të kostos Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Shuma e financimit/kontributit të GIZ-it
(në euro) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
% e fondeve të bashkisë/qytetit në dispozicion Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Cilët aktorë/subjekte do t’i kontribuojnë kësaj përqindjeje/këtyre përqindjeve? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
% e financimit/kontributit të GIZ-it në lidhje me gjithsej koston e investimit Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Çfarë burimesh të tjera të financimit përveç GIZ-it i keni ndërmend t’i përdorni? (p.sh., buxheti vetk, angazhimi i sektorit privat, fondet e tjera bashkiake) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A gjeneron projekti veprime dhe/ose investime private?
Për shembull, caktimi i kushteve për investime private në burime alternative të furnizimit me energji ose nxitja e investimeve private në mënyrat e transportit të qëndrueshëm. Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A e përmirëson projekti gjendjen e njerëzve që jetojnë në varfëri energjetike? Nëse po, si saktësisht? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A ka potencial projekti (përfshirë projektet e ngjashme shoqëruese) për të krijuar vende pune në rajon? Nëse po, si? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A do të ketë shkëmbime të njohurive praktike brenda bashkisë përmes projektit? Në cilën fushë? Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
iv) Komunikimi dhe vizibiliteti i projektit
Luteni të shpjegoni si synoni të komunikoni në lidhje me projektin, në formën e një plani të komunikimit. Kjo duhet të përmbajë a) target grupet, b) masat specifike të komunikimit për target grupet, c) planin kohor, d) shpenzimet e pritshme, e) personelin e përfshirë dhe burimet e tjera të bashkisë?
(Maksimumi 250 fjalë, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret parasysh) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
A prisni ndonjë kufizim/sfidë në planin e komunikimit? Nëse po, cilat janë ato?
(Maksimumi 150 fjalë, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret parasysh) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Në cilën mënyrë do të ndikojë projekti pozitivisht në ngritjen e vetëdijes për politikën e veprimit ndaj klimës?
(Maksimumi 150 fjalë, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret parasysh) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.
Si do ta promovojë projekti nismën e KK-së në vend/rajon?
(Maksimumi 150 fjalë, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret parasysh) Klikoni ose prekni këtu për të futur tekst.

e. Referencat
Luteni t’i shtjelloni 1 – 2 projekte të realizuara në bashkinë/qytetin tuaj në 5 vitet e fundit që për qëllim kanë pasur efiçiencën e energjisë, burimet e rinovueshme, mobilitetin dhe/ose mbrojtjen e klimës.
Shënoni të dhënat e projektit, siç janë: emri, vendndodhja, statusi (në vazhdim ose i finalizuar), sektori (energjia, transporti, klima, etj.), buxheti (totali dhe burimet e financimit), dhe rezultatet (shkalla e reduktimit/kursimit të emetimeve të GS-ve, vëllimi i reduktuar i transportit, energjia e kursyer, etj.)

Nëse është e mundur, luteni ta ofroni URL-në (linkun) e aktiviteteve të realizuara të projektit dhe lidhjen e tij me dokumentet strategjike që janë renditura më lart.

(Maksimumi 150 fjalë për cdo përshkrim projekti, çdo tekst përtej numrit të kufizuar të fjalëve nuk do të merret parasysh) Projekti 1:
Klikoni këtu për të futur tekst.
Projekti 2:
Klikoni këtu për të futur tekst.

Kushtet e përgjithshme:
* Aplikuesi deklaron se projekt propozimi i dorëzuar nuk ka filluar dhe nuk do të fillojë të zbatohet para se të merret një vendim për financim, para se të nënshkruhen kontratat përkatëse dhe para se kryhen të gjitha procedurat e prokurimit.
* Aplikuesi deklaron dhe pajtohet se të gjitha procedurat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit janë në përputhje me rregulloret kombëtare të vendit për prokurimin publik dhe kryerjen e punëve ndërtimore.
* Aplikuesi deklaron se është i informuar se të gjitha të dhënat statistikore që janë dhënë në këtë projektpropozim mund të arkivohen dhe të procedohen në mënyrë elektronike për qëllime statistikore dhe dokumentacion nga projekti.

———————
Vendi, data
—————————————-
Nënshkrimi i Kryetarit të Bashkisë
dhe vula

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *