Dimensioni Evropian i Pushtetit Vendore dhe Instrumentat për Demokraci dhe Decentralizim-ku ndodhemi sot dhe si duhet të jetë nesër.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung zyra Tirane organizuan sot një Konferencë një ditorë me temë : ”Dimensioni Evropian i Pushtetit Vendore dhe Instrumentat për Demokraci dhe Decentralizim”
Konferenca kishte për qellim:
– të prezantojë këndvështrimin e dinamizmit të bashkive në vendet perendimore lidhur me normat, rregullat dhe Parimin e subsidiaritetit : “Sipas parimit të subsidiaritetit, përgjegjësitë dhe shërbimet publike, funksionet rregullatore dhe shpenzimet janë transferuar në nivelin më të ulët institucional apo shoqërore, më të afërt për qytetarët, dhe që jane në gjendje ti përmbushin ato”.
– njohje me instrumentat e Bashkimit Evropian si mundesi për bashkitë shqiptare.
– reflektim mbi situaten aktuale dhe sfidat e pushtetit vendorë dy vjet pas reformës territoriale.
I ftuar në këtë konferencë është deputeti Gjerman i CDU-se z. Thorsten Frei, Anetar i Komisionit Parlamentar për Çeshtjet e BE-se në Bundestagun Gjerman dhe njekohësisht edhe raportuesi për Shqipërinë. Gjithashtu zoti Frei është njohës shumë i mire i çeshtjeve të pushtetit vendor si edhe ish kryebashkiak i qytetit Donaueschingen.
Tematika u fokusua në:
Situata aktuale në shqipëri-mbeshtetja nga KAS
• Walter Glos, Drejtor i Konrad Adenauer Stiftung
Eksperienca, roli bashkive, roli BE dhe institucioneve të saj në mbështetje të bashkive“
• Thorsten Frei, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çeshtjet e BE-se në Bundestagun Gjerman.
Ç’fare dhe si e shikoj unë sot bashkinë & bashkëpunimi ndërinstitucional?
• Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh dhe bashkisë Shkodër
Qasja parlamentare dhe modeli demokrat për pushtetin vendor nesër
• Jorida Tabaku, Deputete e Parlametit Shqiptar
Reforma territoriale dhe administrative -nevojat për hapa të mëtejshme
• Dritan Shutina – Co plan.
Foto të shkëputura gjatë aktivitetit: