Dieta mesdhetare- Trashegimia kulturore dhe Turizmi

14 Korrik, 20200

Dieta mesdhetare- Trashegimia kulturore dhe Turizmi

ABSTRAKT

Në këtë modul bëhet një inventar i larmishmërisë së Mesdheut, duke prezantuar dhe nxjerrë në pah tiparet më të spikatura të rajoneve pjesëmarrëse në MD.net, sipas kritereve të pranuara nga organizatat ndërkombëtare dhe të përshtatshme me konceptin e Dietës Mesdhetare (DM). “Unitet në diversitet” i zbuluar në modulet 1 dhe 2, del përsëri i qartë ekzaminojmë pasuritë natyrore dhe kulturore, nga këndvështrimi i turizmit. Çdo rajon paraqet karakteristika të spikatura, nga vullkanet mbresëlënëse, shpellat dhe kënetat plot me natyrë të virgjër, deri tek monumentet madhështore dhe peizazhet që të lënë pa frymë.

Lista e Siteve Natyrore të famshme, gjeoparqeve të spikatur, peizazheve kulturore dhe elementëve të trashëgimisë jomateriale është e pamasë dhe do të ishte e pafundme nëse nuk
kufizohej nga kriteret e sipërpërmendura. Konventat, traktatet dhe organizatat në lidhje me sektorin e turizmit janë renditura këtu, me lidhjet (links) përkatëse që mundësojnë marrjen e më shumë informacioni, më të personalizuar. Gjithashtu janë përfshirë edhe disa përshkrime të pasurive natyrore dhe kulturore të cilat na lejojnë të krijojmë lidhjen ndërmjet turizmit dhe DM, me shembuj të siteve turistike (p.sh. parqe natyrore, peizazhe rurale ose qytetet monumentale) si dhe të disa kremtimeve, tregjeve vendase dhe ceremonive festive nga rajonet pjesëmarrëse të MD.net.

Zakone të lashta të veçanta regjistrohen në të gjitha rajonet e Mesdheut dhe mund të kontribuojnë për të fuqizuar krenarinë e popujve vendas për kulturën e tyre, ndërkohë që e
ekspozojnë atë. Kremtimet tradicionale, të bazuara në festimin e stinëve të korrjeve, ndoshta mund të ndihmojnë në lidhjen e popullsisë urbane me ritmin e natyrës, ndërsa disa festivale të rikrijuara ringjallin artet dhe zejet e lashta kulinare. Mesdheu është një mozaik kompleks i peizazheve, kulturave dhe territoreve, të gjitha të ndërlidhura dhe të bazuara në një bashkëveprim të ekuilibruar të njeriut me natyrën. Një ekuilibër i tillë i brishtë është sfiduar nga kërcënime serioze, siç janë ndryshimet klimatike, tërheqja e popujve mesdhetarë nga modeli i tyre tradicional i të ushqyerit dhe praktikat e qëndrueshme me pasojë prirjen e tyre drejt qasjeve globale. Për më tepër, turizmi masiv i ka shtuar këto ndikime negative duke kontribuar në gërryerjen e DM, e cili nga ana tjetër mund të përdoret si një pasuri e vlefshme për të mbështetur aktorët vendas në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve unike
dhe fitimprurëse. Sfidat aktuale kërkojnë bashkëpunim midis rajoneve për të gjetur forma inovative të turizmit që u krijojnë mundësi vizitorëve të përjetojnë stilin e jetës mesdhetare, nën moton: GLOCAL – MENDO GLOBALISHT PËR TË VEPRUAR LOKALISHT

DOKUMENTI I PLOTË NË FORMATIN PDF

Shiko ose shkarko

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *