Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Hanns Siedel organizoi sot në Fier një forum diskutimesh me adminstratorët e Njësive Administrative dhe drejtues të nivelit të dytë të bashkive.
Qëllimi i këtij forumi është ngritja e Forumit të Administratorëve si pjesë e Shoqatës dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese, komunikuese dhe njohurive në disa prej aspekteve kyce të pushtetit vendor.
Paketa e trajnimit fokusohej ndër të tjera ne këto çështje:
Ligji Organik, të drejtat ,detyra dhe përgjegjësitë-Bashkia vs Njësia Administrative.
Organizimi i punës dhe komunikimi-
Njësitë administrative dhe drejtoritë e bashkive.
Të drejtat e njeriut dhe roli i Njësisë Administrative-Shërbimet administrative!
Aspekte nga Kodi i Procedurës Administrative.
Në fund të takimit Administratoret bënë zgjedhjen e Administratorëve si anëtarë të Forumit.
Foto të shkëputura gjatë aktivitetit: