Ftesë për Ofertë
PAJISJE dhe PUNIME PËR KËNDIN e LOJRAVE, NJA 4 – Bashkia Durrës
Project: “Enhancing local capacities to implement the 2030 Agenda and the Leave No One Behind Principle”
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e programit rajonal të GIZ/ORF Albania (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore) dhe të NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore) është duke zbatuar Projektin me fokus rritjen e kapaciteteve vendore në zbatimin e Axhendës 2030.
Si pjesë e këtij projekti është dhe pilotimi në bashkinë Durrës i infrastrukurës që mbështet ngritjen e Këndit të Lojrave në njësinë administrative 4 sipas planit bashkangjitur. Ne ftojmë operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre.
Bashkangjitur kësaj ftese do të gjeni:
- Listën e pajisjeve dhe punimeve të kërkuara
- Formularin e Ofertës Ekonomike
- Grafikun e punimeve
- Planin Përkatës
Kriteret e vlerësimit janë teknike dhe ekonomike. Pesha e tyre në vlerësim është:
- Kriteri Teknik 70%
- Kriteri Ekonomik 30%
Dokumentacioni për tu dorëzuar nga operatorët ekonomikë të interesuar është si më poshtë:
- Ekstrakt i Regjistrit Tregtar të Operatorit Ekonomik;
- Kopje të licensave teknike;
- Formular i Ofertës Ekonomike;
- Preventiv;
- Grafiku i punimeve;
- Deklaratë mbi konfliktin e interesave;
- Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;
- Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme
Ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqesin dosjen e tenderit me postë ose dorazi me zarf të mbyllur ose me email, çdo ditë nga e hëna në të premte deri më datë 20 dhjetor 2020, në adresën:
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë |
(A): Rr. ‘Skerdilajd Llagami’ | Nd.3, H.1, Ap.9.
Tirana-Albania (T/F): +35542468492
(E): [email protected] |
LISTA E PLOTË E DOKUMENTAVE ( FORMATI PDF)
- Njoftim i kontrates Kend i Lojrave ( Shiko dokumentin )
- Deklaratë mbi Përmbushjen e specifikimeve teknike ( Shiko dokumentin )
- Formular i ofertes ekonomike ( Shiko dokumentin )
- Grafik Punimesh Kendi i Lojrave ( Shiko dokumentin )
- Plan i Kendit te Lojrave ( Shiko dokumentin )
- Preventiv Kendi i Lojrave ( Shiko dokumentin )
- Deklarate mbi konfliktin e interesave ( Shiko dokumentin )
- Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme ( Shiko dokumentin )