Integrimi fuqizon Shqiperine
Sot në Workshopin e organizuar në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës mbi Rolin e Qeverisjes Vendore në procesin e integrimin në BE. Bashkitë shqiptare kanë një rol të madh për të luajtur në procesin e integrimit.
Bashkitë duhet të ndërtojnë struktura të posaçme dhe të angazhojnë burime njerëzore për të ndjekur çështje të integrimit, zbatimit dhe përafrimit të legjislacionit, gjetjen dhe shfrytëzimin e burimeve financiare nga BE, rekomandime dhe ndërgjegjësim se procesi i integrimin kërkon shumë më shumë punë sesa retorikë politike lokale qoftë kjo apo qendrore.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim mes Shoqatave të Bashkive, Ministrisë së Çështjeve Vendore dhe të Integrimit, Delegacionit të BE dhe mbështetur nga TAIEX.
Kryetarja e Shoqatës së Bashkive znj. Voltana Ademi firmosi marrëveshjen e këtij bashkëpunimi për angazhimin e bashkive në procesin e integrimit bashkë me z. Erion Veliaj, z. Bledi Çuçi, znj. Klaudja Gjosha dhe Znj.Romana Vllahutin. Ky është një hap i mirë, por duhet së pari që pushteti vendor dhe qendror të integrohen më mirë dhe më shumë mes vetes, të integrohen në sistemin dhe kulturën kombëtare dhe ndër-institucionale, duke bashkëpunuar ngushtë pa dallime dhe qëllime politike, duke ndërtuar një sistem integrimi dhe bashkëpunimi serioz dhe të sinqertë e së pari një sistem integral dhe efiçent shërbimesh për qytetarët.