Java Globale e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, (Open Govenment Partnership)
Shumë i gëzuar që sot prita në zyrat e ShBSh një Misionin të Nivelit te Lartë të OGP/ Washington.
Në takim ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Shkoder dhe Kryetare e ShBSh zonjën Voltana Ademi, si dhe kolege nga KM dhe MD.
Tema për vitin 2019 e Javës Globale është ‘Ndërtimi/ krijimi i një Partneriteti Gjithpërfshirës’/Building a more inclusive OGP’.
Iniciativa globale e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), eshte themeluar nga Presidenti Obama dhe Qeveria Shqiperia eshte anetare aktive qe prej vitit 2011.
Zyrtare te Nivelit te Larte të strukturave të OGP-së, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit politik,për transparencë, llogaridhenje dhe luftë të fortë kundër korrupsionit nga ana e Qeverisë Shqiptare, si anëtarë e kësaj iniciative, si dhe për të diskutuar mundësi për mbështetje të Qeverise dhe aktoreve të tjerë lidhur me reformat e qeverisjes.
Misioni kryesohet nga Z. Joe Powell, Zv/CEO/ Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i iniciativës globale “Partneriteti për Qeverisje të Hapur” (Open Govenment Partnership) dhe Znj. Sandra Pernar, Koordinator i Lartë Rajonal për Evropën.