Shoqata e Bashkive organizoi takimin e nën kujdesin e Kryetarit të saj z. Agron Kapllanaj.
Në këtë takim të radhës të Komitetit Drejtues (KD) ShBSh pasqyroi aktivitetet dhe rezultatet e punës së kryer deri tani gjatë vitit 2018.
Ky vit ka qenë mjaft intensiv në funksionimin e veprimtarisë së përditshme të Shoqatës, përfshirë këtu takime të Forumeve Profesionale, pregatitjen e qëndrimeve ndaj cështjeve lidhur me pushtetin vendor, komunikimin me anëtarësinë dhe bashkëpunimin me aktorë të tjerë në realizimin e aktiviteteve të ndryshme, si dhe projektet e asisencës nga donator dhe programe të ndryshme.
Në këtë takim KD miratoi raportin e aktiviteteve dhe ate financiar si dhe draft planin e aktiviteteve per 2019 raportuar nga Drejtori Ekzekutiv Z.Agron Haxhimali
Gjithashtu KD miratoi qendrimin dhe dekleratën për buxhetin vendor 2019, prezantuar për mediat në konferencën për shtyp nga Presidentja e SHBSh znj.Voltana Ademi.
Në takim mori pjesë dhe z. Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer i cili prezantoi eksperiencat mbi Politikat qendrore dhe vendore lidhur me ecuria në procesin e intergrimit të Shqipërisë, dhe roli bashkive.
Në mbyllje të takimit kryetarët vizituan zyrat e reja te bashkisë Mallakastër, kompleksin sportiv dhe investimet në bashki.
Me pas vizita vazhdoi ne Bylysin e bukur.Bashkia Mallakastër Bashkia Kavajë – Faqja Zyrtare Bashkia Kamëz Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) Bashkia Klos Faqja Zyrtare Bashkia Lezhë Bashkia ShkodërBashkia Pogradec Eduart Kapri bashkia vore Zef Hila-Faqja Zyrtare