Konkurs i Praktikave të Mira
Shoqata e Bashkive u përfaqësua në ekipin e vlerësimit të Konkursit të Praktikave të mira të zhvilluara nga bashkitë e reja pas Reformës Territoriale, me mbështetjen e DLDP dhe organizuar nga Agjencitë e Zhvillimit Rajonal. Ky konkurs u zhvillua në 4 rajone të vendit Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë.
Faza finale u zhvillua në Tiranë më 14 dhjetor 2016 ku u shpallën fituesit kombëtarë të Konkursit të Praktikave më të Mira Vendore, përkatesisht Bashkia Tiranë dhe Bashkia Lezhë për kategorinë e projekteve për komunitetin, Bashkia Vau Dejës për kategorinë e projekteve të shërbimeve publike dhe Bashkia Roskovec për kategorinë e projekteve të zhvillimit ekonomik
14 dhjetor 2016