Kam disa çështje në fakt për të diskutuar dhe mendoj që ne duhet të diskutojmë sipas tematikave dhe ti ndajmë pak, jo të gjitha grumbull sepse nuk ndahen aq kollaj. Sa per kujtesë zoti zvministër më datë 27 tetor Këshilli i Ministrave ka miratuar tashmë ligjin për ndryshimet në sistemin e taksave vendore.
Këshilli Konsultativ mblidhet për herë të dytë dhe me gjasa është pa bereqet, që do të thotë mblidhemi kot. Kjo është hera e dytë që ndodh dhe për ne është e pafalshme pasi ka ndodhur me ligjin për financat vendore.
Shumë nga krytaret kanë paraqitur problematikat dhe pavarsisht se u la që këshilli konsultativ të mblidhej edhe njëherë për të diskutuar mbi propozimet që shoqatat e bashkive do të kishin dhe kishin në fakt të dyja shoqatat, qeveria u mblodh menjëherë dhe këshilli i ministrave vendosi pa vullnetin dhe pa marrë në konsideratë aspak atë çfarë shoqatat e bashkive propozuan për ligjin e financave vendore. Miratimi u bë menjëherë dhe ne sapo kishim filluar funksionimin dhe ishte një mënyrë që ne mund të jepnim një shembull shumë të mirë për atë çka duam të bëjmë në kuadër jo vetem ligjor por dhe të vullnetit pozitiv për të shtyrë përpara një proces të decentralizimit të pushtetit vendor, demokracisë, pjesmarrjes në vendimmarrje, bashkrendimit në qeverisjen vendore e me radhë. Takimi i sotëm të paktën në dijeninë time është ftuar sigurisht për të diskutuar çeështje që lidhen me pushtetin vendor dhe pikë së pari i vetmi dokument që është vënë në dispozicion më datën 24 ka qenë nga zoti Fran Brahimi lidhur me projektligjin.
Sigurisht që na u kërkua shqyrtimi deri më datën 26 në darkë dhe nga shoqata e bashkive vjen një email duke na thënë që ne do kishim një këshill konsultativ.
Në atë moment menduam që të gjithë bashkë do të diskutonim këtu propozimet tona. Megjithatë në datë 27 ky projektligj është miratuar dhe ka kaluar në qeveri të jemi korrekt. Eshtë një ndër ligjet që imakton në mënyrë të dukshme politikën vendore, administrimin e taksave vendore dhe meriton vemendje për aq kohë sa edhe nga shoqatat e bashkive duket se ka propozime sot dhe sot jemi më daten 1 nëntor, pra nuk e di nese të gjitha këto që ne i porpozojmë si dy shoqata do kenë vlerë për tu marrë në konsideratë në përmirsimin e ligjit. Sigurisht në kuadër të këtij ligji dua të kujtoj se përpara se të miratohet ligji për financat vendore , ligji për qeverisjen vendore percakton që vetë qeveria ka miratuar në nenin 4 kur flet për parimet e autonomisë fiskale pika 5 “Propozimet për qeverisjen qëndrore për ndryshime në legjislacion me efekt pakësimin e nivelit ose të të ardhurave dhe ose trasferimin e funksioneve në nivel vendor konsultohen paraprakisht me njesitë e qeverisjes vendore”. Në këtë rast nuk jemi në kushtet e zbatueshmërisë së ligjit, megjithatë meqënëse ky ka qenë i vetmi dokument që na është dorëzuar, unë do të marr pak kohë sepse mendoj se është një ligj i rëndësishëm që do na impaktoj të ardhurat vendore.
Pastaj sigurisht sipas rastit në mund të kemi për të thënë shumë edhe në lidhje me të gjithë buxhetin që lidhet me pushetin vendor. Sigurisht ligji përcakton një metodologji tjetër për vlerësimin e takses, për mënyrën e regjistrimit, administrimit, mbledhjes së saj dhe pastaj sigurisht përdorimi shpresoj ti mbetet pushtetit vendor për sa kohë që të gjithë këta elementë që unë përmenda më përpara jo vetëm që nuk marrin në konsideratë atë çfarë pusheti vendor thotë por vendosen në nivel qëndror. Në qoftë së flasim për decentalizim jo vetëm të kompetencave por decentralizim dhe autonomi përsa i përket vetëqeverisjes dhe rritjes së kapaciteteve për vetëqeverisjen, ky mund të ishte një ligj që do ti jepte mbeshtetjen, asistencën për planifikim, administrim, mbledhje dhe vendimin për shpenzime bashkive. Ligji cënon në mënyrë të drejtpërdrejt kartën e autonomisë vendore dhe ligjin për qeverisjen vendore në disa pika të tij. Do ndalem tek disa pika të rëndesishme sepse mendoj që mund të ketë një rishikim i cili mund të marrë në konsideratë këtë që ne propozojmë. Sigurisht ka vend për interpretim pjesa e metodologjisë që lidhet me velerën. Kjo është një metodolgji që edhe vende të tjera të rajonit e kanë. Ka vend për të diskutuar për masën dhe mbi çfarë përqindje llogaritet. Bashkohem me metodologjinë sesi pritet të ndryshoj niveli dhe baza e nivelit të taksës pra % më të cilën llogaritet. Tashmë nuk bëjmë më kalkulimin duke u bazuar mbi sipërfaqen por mbi vlerën. Nga ana tjetër mund të meritonte një vendimarrje të duhur mbi atë çfarë prodoret si e ardhur për pushtetin vendor. Nga një llogari që kam bërë duke marrë në konsideratë jo mesataren por duke kalsifikuar siapas llojeve të bizneseve të madh e të vogël si dhe për çfarë janë për tregëti shërbime dhe prodhim. Çfarë do të impaktonte kjo në një bashki si Shkodra. Si Shkodra ka shumë të tilla që kanë këtë tipologji. Kjo do të thotë që në bazë të asaj që ligji propozon, rrit në mënyrë shumë të madhe takesën që ne i marrim banesave të qytetarëve. Taksa vjetore për një banesë 90 metër katror në qytet është rreth njëmijë lek të reja në vit dhe sot rritet me 2.6 herë. Nga ana tjetër ka një aspekt pozitiv sepse ul taksën në mënyrë të dukshme për bizneset dhe e kam fjalën këtu për bizneset e vogla dhe për bizneset e mëdha sidomos ato të prodhimit. Sigurisht kjo impakton të ardhurat vendore në mënyrë të dukshme dhe nga një llogari e përafërt për një nivel biznesesh të bashkisë tonë duke llogaritur të gjithë kapacitetin e plotë fiskal kjo do të thotë që të kemi rreth 10 milion lek të ardhura më pak. Ju mund të thoni që ne po e kompensojmë me rritjen e trasfertes së pakushtëzuar por rritja e trasfertës se pakushtezuar vjen si rrjedhojë e % që llogarisim me produktin e brendshëm bruto dhe këtu ska asnjë diskutim mbi atë çka ju prezantuat. Pse? E kemi vendosur me ligj dhe aq duhet ti alokohen pushtetit vendor si trasfertë e pakushtëzuar pra ajo është e pastër. Në qoftë se kalkulohet në mënyrë të pastër dhe formula llogaritet në rregull nuk ka diskutime për atë. Nga ana tjetër ky fond që nesër bashkive do ti mungoj nga mbledhja e të ardhurave për shkak të fasilitetit fiskal që i kemi siguruar biznesit, duhet të mbulohet nga qeveria për shkak të ligjit nga të ardhurat e qeverisjes qendrore. Pra, ky është propozimi i parë dhe propozimi i dytë është që të shkojmë në një formë më të normuar në mënyrë që të mos rritet eksponencialisht për qytetarët dhe të ulet për bizneset por sigurisht të gjithëve të na rritet taksa e ndërtesës. Kjo është një e ardhur që i takon pushtetit vendor që ta mbledhë, ta administroj dhe ta ketë më shumë në dorë si mundësi për të rritur kapacitetin fiskal pasi bashkitë kanë vështirësi dhe është shumë e rëndësishme të rrisim bazën e taksa paguesve. Në këtë kontekst duhet të rshikojmë që mos të rrisim në mënyrë eksponenciale taksen por ta rrisim në një mënyrë më të normuar nga ana tjeter biznesit t’ja zvogëlojme në një mënyrë më të normuar. Ndoshta mund të sjellim disa propozime për kalkulimin duke pasur në konsideratë që të mos ulim të ardhurat që mund të mbledhen në fund të vitit. Pra, kjo nuk do të rëndojë as qeverinë dhe ne mund të rrisim në mënyrë të dukshme edhe totalin që mbledhim për shkak të metodologjisë. Gjithashtu, kam sjellë me vete kalendarin e projektbuxhetit për të gjitha bashkitë në shqipëri. Ky është kalendari që ligji përcakton per bashkite për hartimin e buxhetit për vitin tjetër. Në qoftë se nuk e respektojmë këtë kalendar marrim gjobë pasi ligji është ligj dhe mendoj që ligji duhet të zbatohet dhe në këtë kontekst mendoj se duhet të zbatojmë kalendarin. Në bashkinë Shkodër tashmë kemi marrë vlerësimet tek Ministria e Financave për konsideratat që duhet të kemi gjatë hartimit të buxhetit dhe nga ana tjetër deri më tani kemi mbaruar konsultimin publik me 15 dëgjesa publike. Në këtë moment që flasim do marrim në konsideratë atë çfarë kemi deri më tani se prefekti i qarkut Shkodër dhe prefektët kudo që janë nuk do ta miratojne buxhetin. Nuk ka nje koordinim dhe bashkrendim të kalendareve propozimi jonë është që ky ligji të mos hyjë menjeherë në fuqi por t’iu jap ju kohën për përcaktimin e medologjisë dhe neve kohën që ta administrojmë. Ligji përcakton edhe ngritjen e disa strukturave për kadastrën në nivel qëndror dhe mund ta bashkrendojmë duke bërë një planifikim më të mirë. Sigurisht ne do të korrektojmë pastaj buxhetin me të ardhurën e shtuar apo çfardo që të jetë në momentin përkates por jemi më të saktë në zbatimin e ligjit. Nga ana tjetër fillojmë të mbledhim edhe taksën pasi në momentin që hyn ligji në fuqi të gjitha bashkitë nuk e kanë këtë bazë të të dhënave për të llogaritur këtë taksë. E fundit që lidhet përsëri me nevojën për disa ripërcaktime pasi ka dyzime në interpretim përshembull taksa e tabelës apo taksa e truallit e më radhë që duhet të definohen më qartë sepse kur të vijmë për ta zbatuar do të kemi vështirësi për të zbatuar diçka që parimisht të gjithë ne nuk duhet të biem dakort. Kjo është një taksë vendore që do te donim që qeveria të na ndihmonte qoftë përmes metodologjisë, qoftë përmes asistenecës për rritjen e kapacitetetve, qoftë për udhëheqjen në mënyrë të vazhdueshme të bashkive për të performuar më mirë lidhur me mbledhjen e kësaj takse dhe ngritjen e bazës së të dhënave ose mënyrën e aplikimit të instrumentave të rinj për implementim dhe zbatim. Duhet të jetë një regjistër që mund të menaxhohet në nivel local, ndryshe nuk do të kemi një sistem kontrolli të vetëdetyrueshëm për administrimin si detyrim ligjor, prandaj do të sugjeronim që këto të dhëna të përmblidheshin bashkë me regjistrin kombëtar i cili është i vlefshëm edhe për administrimin në nivel kombëtar. Lidhur me agjentin tatimor, jeni kundër kartës së autonomisë vendore pasi në bazë të ligjit është shumë e rendësishme mbledhja e taksave dhe kemi vështirësi pasi nuk ka shumë instrumenta dhe përsëri qeveria mund të na ndihmojë por jo të vendos në emrin tonë sepse në momentin që vendos në emrin tonë do të thotë të vendos në emër të të zgjedhurve vendor jo të kryetarëve dhe të këshillave bashkiake. Referuar ligjit 139/2015 për vetëqeverisjen vendore neni 4,“Parimet themelore të qeverisjes vendore” organet e qeversijes vendore veprojnë në bazë të vendimit të autonomisë vendore. Neni 22 “ Parimet për ushtrimin e funksioneve” njësitë e qeverisjes vendore rregullojnë dhe admionistrojnë ushtrimin e funksioneve të veta. Kjo taksë është funksioni i vet në mënyrë të plotë dhe të pavarur në përputhje me kushtetutën dhe kartën europiane të autonomisë vendore. Në bazë të ligjit 68/2017 për financat e vetqëverisjes vendore neni 4, “Parimet e automisë fiskale” përcaktohet në pikën 1, njësive të veteqevrisjes qendrore u garantohet e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur. Pra, duhet hequr autorizimi që agjenti tatimor të jetë i përcaktuar nga këshilli i ministrave sepse në ligj përcaktohet me vendim të këshillit të ministrave do percaktohet kush do jetë agjenti që do të kemi për mbledhjen e taksës së ndërtesës dhe të cilit duhet ti paguajmë 2%. Përcaktohet edhe agjenti edhe masa dhe nuk ka lidhje fare për një pjesë të funksionit të vet që lidhet me administrimin e kësaj takës. Kompetenca është marrë nga qeverisja vendore dhe administrohet në nivel qëndror. Pra, kjo VKM e përcakton këtë dhe nga ana tjetër kjo bie ndesh edhe me ligjin e taksave vendore ku thotë se bashkia përcakton mënyrën e mbledhjes së taksës përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe deryrimet e ndërsjellta. Në fakt, këshillat bashkiak kanë vendosur se kush do jetë agjenti tatimor. Një ndihmë në këtë rast dhe nje ndryshim që mund të bëjë është që qeveria të mund të vendos në dispozicion të bashkive ente që kanë mundësi të administrojnë për shkak të instrumentave të vet inovativ dhe kanë infrastrukturen në nivel sikurse është dhe OSHEE. Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë sikurse të vendosej që zyrat e regjistrimit të pasurive me detyrim ti jepnin të dhënat për regjistrin e kadastrës fiskale çdo bashkie, gjë e cila do të ndihmonte të dyja palët për të dhëna në nivel lokal, për administrim në nivel lokal por sigurisht edhe për kontroll, monitorim dhe asistencë nga niveli qendror. Prandaj në këtë kontekst mendoj që mund të ketë pika të tjera për një përmirësim të dukshëm. Lidhur me taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe lehtësimin që i bëjmë në bazë të këtij ligji duke përjashtuar nga pagesa e kesaj takse investimet e kryera për ndërtimet e strukturave akomoduese me 5 yje që kanë një staus special. Këtu ka vend për interpretim dhe bie ndesh edhe me një ligj tjetër se përsëri nuk jemi në koherencë pasi referuar nenit 45 klasifikimi i strukturave akomoduese të ligjit për turizmin, çertifikata e kalsifikimit jepet pas plotësimit të kritereve të caktuara në aktin nënligjor në zbatim të këtij ligji dhe është i vlefshëm për një periudhë 4 vjeçare. Tani në momentin që një zotri, një zonjë apo një biznes vjen të ndërtojë dhe propozon një hotel me 5 yje në aspektin administrativ institucional edhe ligji bëhet i paaplikueshëm sepse këtë përkufizim që është me 5 yje e përcakton një status i një ligji tjetër i cili jepet vetëm kur të ndërtohet, kur të certifikohet dhe jepet për një periudhë 4 vjeçare. Kush do e garantoj pushtetin lokal që ka bërë një gjykim të duhur mbi vendosjen e kësaj takese pasi mund të ndodhemi në interpretime të dyjëzuara edhe perball ligjit në aplikime të ndryshme të ligjit që do të na përball pastaj edhe me penalitete. Në këtë kontekst mendoj që duhet të përcaktohet me qartë me ndryshimet përkatëse. Këto janë disa komente që ne kemi për këtë ligjin. Nga ana tjeter janë rritur trasfertat specifike dhe do të donim që t’ia linit krytarëve të bashkive dhe këshillave bashkiake që për pjesën e shtuar të trasfertave të mund të diskutonim dhe të menaxhonin fondin. Sigurisht ka nevojë për shtim të personelit por në disa raste ka nevojë për shtesë të investimeve apo të shepnzimeve operative. Ky është një diskutim që mund të bëhet në nivel vendor sepse pushteti vendor mund të vendos. Diskutimi për trasfertat specifike të mos jetë vetëm në nivel qëndror por të fillojë ti jap autonomi pushtetit vendor. Qeveria mund të jap udhëzim për mënyrën sesi mund të përdoren këto para shtesë por kurrsesi ta vendosi në nivel qendror. Kjo lidhet edhe me procesin e decentralizimit dhe autonomisë që do shkojë drejt bashkimit të trasfertave për të qenë një trasfertë që menaxhohet e gjitha nga pushteti vendor. Lidhur me fondin e zhvillimit të rajoneve na shqetëson të gjithve që është lënë ashtu sikur ishte më përpara me komitet të zhvillimit të rajoneve dhe po të njëtat akte . Sigurisht nëse do të jetë një ent tjetër që do ta menaxhojë si psh ministria e linjes duhet të kemi në konsideratë që të ndryshojmë aktet nënligjore. Nga ana tjetër bëhet fjalë për një milliard lek më pak të alokuara për investime për pushtetin vendor. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve që i kalon pushtetit vendor nuk ndahet në mënyrë të duhur. Ndoshta do të duhet një ndarje apo një vlerësim tjetër apo metodologjikisht të përcaktonim komitetin apo sekretarin. Ligji përcakton disa kritere por nuk ka një metodologji dhe nuk ka një trasparencë kur bëhet fjalë për vlerësimin e projekteve nëse janë konform kritereve dhe a respektohen siç duhet. Në këtë rast do të ishte një ndihmë që mund të jepej për të mos pasur interpretime politike dhe askush nga ne nuk do ti donte. Kjo do të garantonte që të gjithë të ishin të barabartë dhe të mund të përballeshim edhe në formen e një raportimi me vlerësime dhe metodologji të sakta. Kjo për sa kohë nuk kemi vendosur ndryshe për këtë fond në ligjin e finacave sepse mund të ishim prap në kushte që në këtë këshill konsultativ të mendonim sesi ky fond për investime për funksione të veta të pushtetit vendor të mund të filloj të ndahet ndryshe duke marrë në konsideratë zhvillimet rajonale, projektet strategjike rajonale dhe ndërvendore njëkohesisht. Gjithashtu do doja të paktën të kisha një përgjigje nëse do të merren në konsideratë apo jo aq sa thash në mënyrë të përmbledhur. Të ishin pjesë e një raporti konstruktiv për të dhënë një feedback jo vetëm për të kontribuar në mënyrë që të kemi përmirsim kur bëhet fjalë për administrimin dhe menaxhimin në nivel vendor, kur bëhet fjalë për rritje të autonomisë por edhe një bashkërendim me qeverisjen qëndrore për pjesën e decentralizimit.
Faleminderit dhe mendoj që kaq është e mjaftueshme për te kuptuar veshtirsit qe ka sistemi ne qeverisjen vendore.