Letër për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë,Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri dhe Partnerët e Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë

25 Maj, 20210

Tiranë, më 24.05.2021

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
Për:
Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë
Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri
Partnerët e Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë
Të nderuar Shkëlqesi,
Në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ne do të donim të ndanim me ju
shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht shoqatën
tonë, veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta
legjitime dhe jo anëtarë SHBSH.
Siç mund ta dini, që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që
veprojnë në Shqipëri. Fatkeqësisht, Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk
po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi
Vendore (SHAV). SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi
me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit.
Më 21 maj, 2021 pasdite, SHBSH mori një email dërguar nga Z. Pjerin Ndreu, drejtuar 14
bashkive të tjera, të cilat aktualisht janë anëtare të SHAV, me qëllimin që të organizojnë
në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të
zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH. Ky veprim është në
kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH.
Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim
të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një
Kryetar Socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese,
kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata
e ka vlerësuar kërkesën e SHBSH si të ligjshme dhe ne presim shqyrtimin e çeshtjes në
një seancë plenare.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe
organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një
kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e procesit për hapjen e negociatave të
Integrimit Evropian.
SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe.
SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të
Gjykatës Kushtetuese.
Rr.’Skerdilajd Llagami’, Nd.3, H.1, Ap.8. Tirana-Albania; Tel/fax.+35542468942; E-mail: [email protected]
Duke patur në konsideratë rolin tuaj të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë
shqiptare në përgjithësi, ndihmën tuaj në proceset zgjedhore dhe në reformën në
sistemin e drejtësisë, ju ftojmë të ndiqni nga afër tentativat e paligjshme për të kapur
Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, si një shkelje e autonomisë lokale dhe të drejtave tona
kushtetuese.
Me respekt,
Voltana Ademi
Kryetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *