Ngritja e kapaciteteve vendore në zbatimin, monitorimin dhe promovimin e zhvillimit ekonomik vendor nëpërmjet planifikimit të territorit.
Drejtori i ShBSh z.Agron Haxhimali mori pjese sot ne Konferencen e Planifikimit Pergjithshem te Territorit organizuar nga PLGP/USAID dhe AKPT dhe asistuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development
Në përgjithësi bashkitë hasin vështirësi në zbatimin e PPV-ve dhe veçanërisht në përdorimin e tyre për promovimin e zhvillimit ekonomik vendor. Në të shumtën e rasteve ky është një proces i cili zhvillohet ‘ad-hoc’ dhe jo i orientuar nga plani.
Cilat janë sfidat kryesore në procesin e hartimit dhe zbatimit të PPV-ve nga bashkitë?
Cilat janë në gjykimin tuaj dhe nga puna e ngushtë me bashkitë sfidat më të mëdha? Janë financiare apo të lidhura me kapacitetet institucionale?
Z. Haxhimali ishte ftuar ne panel diskutimi me : Znj. Fiona Mali nga AKPT, Znj. Rudina Toto nga PLGP, Znj. Juljana Memaj- Kryetare Bashkia Ura Vajgurore, Z. Ditjon Baboci nga bashkia Tirane.
Në fjalën e tij ndër të tjera zoti Haxhimali theksoi se, PPT ështe domosdoshmeri dhe duhet që bashkite ti kene funksionale keto plane jo thjeshte per leje ndertimi por per zhvillimin ekonomik dhe social se pari.
Eshte bëre perpjekje nga aktoret, dhe ka disa rezultate.
Bashkite vazhdojne të mbetem të kufizuare ne mjete financiare, ne kapacitetet profesionale, si dhe nga ndryshimet ligjore te vazhdueshme, ne kete sektor por dhe si rezultat i reformes territoriale.
Por do duhej që keto plane të zhvilloheshin jo ne presionin e kohes dhe ate vertikal, pasi duhet te konsumojne kohen e nevojshme pregaditore dhe te konsultimit, dhe qasja te ishte orientuar nga vizioni vete komuniteteve lokale.
Planet duhet të kishin nje perqasje te integrimit urban e rural te harmoizuar.
Planet duhet të ishin sinkron i sistemeve natyrore,bujqesore dhe ujore, me sistemin urban dhe ate te infrastruktures.
Në diskutimin e tij z Haxhimali kerkoi nga institucionet qendrore që ti jepet mbeshtetje edhe bashkisë Kamëz që ta perfunndoje planin e pergjithshem. USAID/Albania