Qëndrimi dhe shqetësimi i Shoqatës së Bashkive lidhur me ndarjen e fondeve nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve

22 Nëntor, 20160

Qëndrimi dhe shqetësimi i Shoqatës së Bashkive lidhur me ndarjen e fondeve nga Komiteti për Zhvillimin e Rajonave.

Për dijeni: Aktoreve, partnerëve dhe donatorëve që operojne dhe mbështesin decentralizim dhe demokracine në Shqiperi. Të nderuar Partnere, Shoqata e Bashkive të Shqipërise si organizata që mbron të drejtat e qeverise vendore dhe decentralizimin e pushtetit,vazhdon të punojë dhe kontribuojë me një qasje pjesmarrjeje dhe konstruktive për demokratizimin e pushtetit vendore por jo vetem.

Shoqata e Bashkive po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e decentralizimit vendorë, zhvillimet dhe dinamikën e ndryshimeve në kuadrin ligjor postë reforme teritoriale, si dhe çdo iniciative vendore dhe qëndrore që përmirsojnë mardhnjet ndërmjet pushteteve,si dhe frymën e kohezionit ndër institucional, të politikave të drejta, të hapura dhe trasparente në funksion të balancimit dhe harmonizimit të shpërndarjes së sherbimeve për qytetarët kudo ato jetojnë.

Qeveria Shqiptare ka miratuar në buxhetin për vitin 2016 Fondin për Zhvillimin e Rajone në totalin 10.050.000.000 dhe ka hapur thirrjen e parë për projekte porpozime për 61 bashkiteë e shqipërise dhe 12 qarqet, me daten 4 shkurt 2016, duke vënë në dispozicion shumën 3.900.000.000 lek, për programin e zhvillimit të infrasturktures vendore dhe rajonale, për projekte katalizatore të rivitalizimit të qyteteve qëndrave urbane etj. Bashkitë si autoritetet peërfituese dhe kontraktuese ju përgjigjen kësaj thirrje me project- propozime, duke respektuar afatet dhe kriteret, dhe ne si Shoqate e abshkive kemi nxitur bashkite që te dergojne projekte sa më reale, sa me efektive dhe te nevojshme për jetesën e qytetarëve.

Sot, me dt.10 Mars 2016 Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve bazuar në ligjin nr. 147/2015 për buxhetin e vitit 2016,Komiteti per zhvillimin e rajoneve, u mblodh për të vendosur miratimin e financimeve të projekteve të paraqiture dhe kerkuara për financim nga 61 bashkite dhe 12 qarqet e vendit.

Referuar Vendimit të KZHR sot rezulton se:

1-Në total janë në dispozicion 3.900.000.000 Lek

2- Ndër 61 bashki vetëm 3 bashki të drejtura nga partia demokratike kanë perfituar nga një projekt në vlerë minimale, keto jane :Shkodra , Lezha dhe Devolli në nje total financimi më pak se 1 milion dollar.

3- Nga 45 projekte që miratoi KZHR, vetem në 3 projekte janë perfitues baskite e djathta, të cilat kanë pregaditur dhe dërgua për financim në qeveri mbi 50 projekt propozime.

4- Totali tjeter i financimit ka shkuar i gjithi për bashkitë socialiste që kanë perfituar mbi 90% të totalit për finacim nga FZHR në ketë thirrje.

5- Këto financime nuk sigurojnë balancim dhe harmonizim të drejte të shpërndarjes së investimeve rajonale dhe mbarkombetare.Keshtu në Qarqet Shkoder, Lezhe dhe Kukës janë qarqet që perfitojnë më pak se çdo qark tjeter investime.

6- Shumë mirë që disa bashkive të majta u janë financaur më shumë se një projekt, po pse kjo nuk ka ndodhur te bashkitë e djathta.?

7- Shumë mirë që disa bashki të madhe të majta ju jepen fonde për rivitalizim urban, po pse nuk u jepen bashkive e djatha?

8- Shumë mirë që mbeshteten projektet e disa bashkive të vogla socialiste ,po pse nuk mbështeten të njenjtat kategori bashkishë dhe kryesisht ato të drejtura nga demokratët?

9- Asnjë politikë zhvillimore për harmozimin dhe zhvillimin rural dhe të infrastrukturës në fshatra, në njesitë administratrative nuk eshte mbeshtetur dhe financuara.

10- Edhe ky vit , edhe këto fonde nga KZHR po ecin me të njënjtën qasje si dhe për vitin 2014 dhe 2015, ku financimet shkuan vetëm për bashkite e majta dhe për rivitalizim të qëdrave urbane dhe aspak apo hiç fare për zonat rurale në nevoje, për dimensione dhe ide novatore që nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapin vende pune.

Sa me sipër referuar fakteve dhe treguesve zyrtarë, Shoqata e Bashkive të Shqipërise ndjehet e keqardhur për këtë qasje jo reale, jo të drejtë, jo të barabartë dhe diskriminuese nga ana e qeverisë ndaj bashkive të djatha.

Ne, shprehim shqetësimin tonë ndaj kësaj njëanshmerie dhe tendecës në rritje të kesaj qasjeje të qeverisë dhe kryeministrit për mos ndarje të balancuar të fondeve, për mos harmonizim të zhvillimit në bashki dhe qarqe kudo në shqiperi pamvarsisht se nga kush parti drejtohen. Shoqata e Bashkive kërkon publikisht Kryeministrit të ndryshoje këtë standart të njeanshemërisë dhe jo të drejtë, dhe të jetë bashkëpunues dhe mbështetes i barabartë për të gjithe bashkite pamavarsisht perkatesisë politike.

Ne, i kërkojmë qeverisë dhe Kryeministrit të rishikoj projektet e bashkive dhe ti mbështese ato sipas kritereve teknike dhe jo jo sipas kriterit partiake.

Gjithashtu ,kerkojmë që të hamronizojë kërkesat për invesitime në qytete dhe fshatra, dhe të mbështesë inciative që lidhen me zhvillimin ekonomik më shume sesa me dekorim. Shoqata e Bashkive siguron se do jetë bashkëpunese dhe mbështetëse e çdo iniciativë me interes publikë qoftë nga qeveria qëndrore, qoftë nga qeveria vendore dhe ju bën thirrje bashkive të jenë kerkuese deri në fund të të drejtave të tyre, të të drejtave të komuniteteve të tyre, dhe të perfaqeësojnë me dinjitet qytetarët e tyre dhe të sfidojne çdo nisem, iniciatie apo vendim që nuk vjen në perputhje me të drejtat Kushtetuese të tyre dhe në perputhje me Kartën Evropiane të Vetqeverisjes Vendore.

Agron Haxhimali Tirane 11 Mars 2014 Drejtor Ekzekutiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *