Rekomandime të Institutit për Bashkitë mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për Pushtetin Vendorë për vitin 2025

18 Nëntor, 20240

Rekomandime të Institutit për Bashkitë mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për Pushtetin Vendorë për vitin 2025
Drejtuar: Komisionit të Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë si një nga aktoret profesional dhe teknik në fushën e pushtetit vendorë, gjenë rastin t’ju falenderojë për bashkëpunim.
Përgjegjësia dhe profesionalizmi jonë na obligon për të mirën publike ti kontribuojmë këtij procesi konsultimi të buxhetit, duke prazantuar disa rekomandime dhe kerkesa për ndryshim të projekt buxhetit për vitin 2025 për pushtetin vendorë.

Instituti për Bashkitë vlerëson dhe mirëkupton të gjitha përpjekjet pozitive, sikundër mirëkupton vështirësi dhe potencialin e mundësive në dimensionin e buxhetit kombëtar në tërësi dhe buxhetit vendor në veçanti.
Ne njohim shumë mirë edhe nevojat reale që ka sot pushteti vendor për mjete financiare, po jo vetem, sikundër njohim edhe sfidat menaxheriale dhe progresin e kufizuar të bashkive për të krijuar ekonomi lokale të shëndetëshme.

Sot, 61 bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse kanë më shumë se kurrë përgjegjësi. Janë 42 funksione dhe llojshmëri shërbimesh administrative dhe publike, për të cilat ju nevojitet mbështetje serioze me buxhet nga transferta qeveritare.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë na ka prezantuar një projekt – buxhet për pushtetin vendor për vitin 2025 si më poshtë: Për vitin 2025 buxheti vendor, sipas burimeve te financimit pritet te jete 89 miliard e 861 milion lekë (rreth 48.7% do të mbulohet nga të ardhurat e veta të bashkisë.)
Sa me sipër, Instituti për Bashkitë adreson këtë analizë të situatës dhe propozime konkrete:

 

LEXOJENI TË PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *