Takim i Komitetit Drejtues të Shoqatës së Bashkive
Shoqata e Bashkive organizoi sot takimin e Komitetit Drejtues, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj. Komiteti Drejtues i Shoqatës, përbërë nga kryetarë të bashkive u mblodh për të diskutuar për cështje me interes të pushtetit vendor ashtu dhe për veprimtarinë ë Shoqatës.
Tema kryesore e diskutimeve ishin sfidat më të cilat përballen bashkitë në ofrimin e shërbimeve në kushte të vështirësive financiare dhe të mbingarkesës të nevojave si pasojë e mungesës së mbështetjes së qeverisë.
Theksi u vu tek shpërndarja e një volumi mjaft të madh fondesh nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe Ministritë e ndryshme. Kjo lë hapësira për subjektivizëm dhe diskriminim politik nga ana e qeverisë.
Ndryshimet e shumta ligjore që cënojnë drejtpërdrejt veprimtarinë e bashkive janë kryer pa konsultimin e nevojshëm dhe pa marrë në konsideratë nevojën për burime financiare dhe njerëzore të bashkive për ushtrimin e funksioneve të tyre.
Problematika e diskutuar lidhej dhe me situatën e ngritjes së kadastrës fiskale dhe rregullimit të taksës së pronës, diskutimet për ndryshime ligjore për emergjencat civile dhe policinë bashkiake, dhe draft studimin mbi reformen ne qeverisjen vendore.
Gjithashtu per KD u prezantua Raporti për Decentralizimin Fiskal i pregaditur nga (Rrjeti i Shoqatave te Autoriteteve Vendore ne Evropën Jug lindore) NALAS-Gjetjet për Shqipërinë
si dhe Plani i Aktiviteteve të ShBSh për 2019, prezantuar nga Agron Haxhimali Drejtor Ekzekutiv i ShBSh.
Zonja Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh udhehoqi takimin dhe diskutimet nga kryetaret dhe ne mbyllje prezantoi permbledhjen e opinioneve dhe qendrimeve me qellim qe ti prezantoje ne takimet e rradhes me qeverine qendrore dhe komunitetin e donatoreve.
Dr. Klaus Fiesinger, Drejtori Rajonal për Europën Juglindore i Fondacionit Hanns-Seidel për zyrat në Tiranë, Beograd, Sofie dhe Zagreb mori pjese ne takim dhe diskutoi me kryetarët mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e intergrimit të Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të bashkive dhe të zgjedhurve vendorë në rajon dhe Shqipëri.