Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Siedel organizuan një Trajnim një-ditor me qëllim ofrimin e asistencës për bashkitë në hartimin e strukturave të tyre organizative.
Pushteti vendor në Shqipëri ka pësuar kohët e fundit ndryshime thelbësore me zhvillimin e reformave të rëndësishme, si ajo administrativo-territoriale dhe me miratimin e Ligjit 139/2015 “Për vet-qeverisjen vendore”.
Këto ndryshime kërkojnë midis të tjerave një riorganizim të brendshëm të bashkive duke pasur parasysh dhe organizimin e funksionimin e njësive administrative sis nën-ndarje të bashkive të reja.
Qëllimi i këtij trajnimi është tju vijë në ndihmë bashkive për tu njohur më mirë me procesin e përgatitjes së strukturave organizative efikase në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Falenderim per bashkitë pjesmarrëse :Lezhë,Mirditë, Kurbin, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Dibër, Bulqizë, Mat ,Klos, Kamëz, Vore,Durres,Shijak, Kukes, Has,qe sollen përfaqesuesit e tyre si ,Zv/Kryetarit të Bashkisë, Drejtorit të Burimeve Njerëzore, Juristit dheAdministratorëve.
2 qershor 2016