Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Siedel organizuan një Trajnim një-ditor me qëllim ofrimin e asistencës për bashkitë në hartimin e strukturave të tyre organizative. Pushteti vendor në Shqipëri ka pësuar kohët e fundit ndryshime thelbësore me zhvillimin e reformave të rëndësishme, si ajo administrativo-territoriale dhe me miratimin e Ligjit 139/2015 “Për vet-qeverisjen vendore”. Këto ndryshime kërkojnë midis të tjerave një riorganizim të brendshëm të bashkive duke pasur parasysh dhe organizimin e funksionimin e njësive administrative si nën-ndarje të bashkive të reja. Qëllimi i këtij trajnimi është tju vijë në ndihmë bashkive për tu njohur më mirë me procesin e përgatitjes së strukturave organizative efikase në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pjesëmarres dhe të ftuar ishin nga bashkitë Fier, Patos, Rroskovec, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër,Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë dhe Dropull. Një falenderim i sinqertë për pjesëmarrjen dhe kontributin.
3 qershor 2016