Tranzicioni i energjisë EU4: Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi
Thirrje për propozim: Zhvillimi i Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë (PVEQK-së) për bashkitë në Shqipëri.
Formulari i aplikimit për vlerësimin paraprak të bashkive partnere.
Informacion i përgjithshëm për projektin
Tranzicioni i energjisë EU4: Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është projekt me shumë donatorë që bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatohet nga GIZ-i në Ballkanin Perëndimor dhe CPMA në Turqi. Ky projekt do t’i trajtojë ndryshimet klimatike dhe do ta mbështesë tranzicionin e energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi përmes një përvetësimi të shtuar të Konventës së Kryetarëve të Bashkive (KKB-së) për Iniciativën e Klimës dhe Energjisë në rajon dhe do t’i mbështesë autoritetet bashkiake për t’i shndërruar ambiciet e tyre për t’i reduktuar emetimet e gazrave serrë (ang. GHG) në realitet dhe për ta shtuar rezistencën ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke e marrë parasysh diversitetin në terren.
DOKUMETAT BASHKËNGJITUR:
- Forma e Aplikimit (Shiko/Shkarko dokumentin PDF)
- Shembull format i Letrës (Shiko/Shkarko dokumentin PDF)