Udhëzues për bashkitë për Menaxhimin e Emergjencave Civile

29 Nëntor, 20190

Udhëzues për bashkitë për Menaxhimin e Emergjencave Civile

Pse nevojtet një udhëzues për përballimin e emergjencave në nivel vendor? Të gjitha Bashkitë përballen me emergjenca. Në shekullin e 21-të ne jemi më të prekur nga ndryshimet klimaterike, ngrohja globale, e jo vetëm, që sjellin përmbytjet dhe dukuri të tjera që shkaktojnë dëme në infrastrukturë dhe njerëz. Bashkia nuk është imune ndaj këtyre kërcënimeve.

Shumica e emergjencave civile menaxhohen pjesërisht në nivel lokal nga njësi të shërbimit të emergjencës siç janë sektorët apo drejtoritë e emergjencave civile në bashki, ambulancat, shërbimi zjarrëfikës dhe policia. Megjithatë, një emergjencë në shkallë më të gjerë kërkon më shumë burime dhe personel sesa mund të përballojnë strukturat e shërbimit të emergjencës përmendur më sipër. Për të qenë në gjendje të përgjigjen dhe kordinohen në mënyrë efektive në rast emergjence, është e domosdoshme që bashkitë të zhvillojnë një program gjithëpërfshirës të menaxhimit të emergjencave. Kjo është mëse e nevojshme tashmë që pas reformës territoriale dhe Ligjit për Vetqeverisjen Vendore 139/2015, Neni 29 i cili kalon në bashki funksionet në fushën e sigurisë publike duke rritur përgjegjësitë e bashkive për planifikimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.

SHIKO GUIDËN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *