Shoqata e Bashkive te Shqiperise ne bashkepunim me Shoqaten e Bashkive te Turqise,po organizoine nje vizite studimore ne Stamboll nga dt 19-24 Mars. Vizita ka per qellim shkembimin e eksperiencave ne shperndarjen dhe organizimin e sherbimeve publike,ne binjakezimet ndermjet bashkive ne Turqi por jo vetem,ne planifikimin urban, etj.
Sot ne dite e pare te vizites delegacioni nga Shoqata e Bashkive u prit per vizite dhe ishte ne shoqerine e kryetarit te bashkise Yskydar-S tamboll zotit Hilmi TÜRKMEN.
Bashkiaket nga Shqiperia biseduan per mundesi bashkepunimi per bizneset turke ne turizem, ekonomi dhe shfrytezimin e burimeve natyrore. Kryebashkiaku Yskydarit bashke me koleget nga Shqiperia vizituan dhe nje qender sociale ku sherbehej nga grup mosha me autizem. Ketu pame se sa thjeshte dhe pa kosto, por me ide mund te angazhohen njerez me aftesi te ndryshme dhe roli bashkive per te krijuar aksese per te gjithe. Zonja Voltana Ademi ne bisede me keto grupe u shpreh: “Është çaji me i shijshem qe kam pire ndonje here, sherbyer nga ju”.
Ne pjesen e dyte te dites bashkiaket nga Shqiperia ishin te ftuar nga drejtoria e manaxhimit te zonave te gjelbra te Bashkise Stamboll, ku u njohen me punen dhe strategjite per gjelberimin e Stambollit ne parqe, lulishte, rruge etj me synimit qe te arrinin nga 9 m katror siperfaqe e gjelber per banore ne mbi 10 m katror per banore siperfaqe e gjelber ne vitet e aferta.
Te ftuar ne kete vizite ishin 18 bashki nga Shqipëria (Shkodra, Durresi, Vlora Kamza, Kukesi, Pogradeci, Kavaja, Devolli, Mallakastra, Berati, Gjirokastra, Skrapari, Mati, Klosi, Vlora, Roskoveci, Vau Dejes)
Foto gjatë aktivitetit te realizuar