“NJË FUSHATË ZGJEDHORE LOKALE KOMUNIKATIVE DHE KRIJUESE“
SHKEMBIM EKSPERIENCE MIDIS KRYETAREVE TE BASHKIVE SHQIPTARE DHE MALAZEZE
Me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung po realizojme nje vizite ne disa bashki te Malit te Zi, me kryetaret e Bashkive Mallakaster Agron Kapllanaj, Kryetari Permetit Niko Shupuli dhe Drejtori ShBSh Agron Haxhimali, Walter Glos Drejtor i KAS dhe Klaudja Zerva KP e KAS si dhe Norbert Beckmann-Dierkes drejtues i KAS ne Mal te Zi.
Takimin e parë e bëme me zotin Ljoro Nrekić, Kryetar i Bashkise se qytetit Ulcinj. Kjo vizite perkoi me 100 ditet e para te z.Nrekic ne krye te bashkise,dhe kryetari ndau me koleget e tij vizionin para zgjedhor dhe strategjine e tij per zhvillimin e bashkise, fokusin ne turizem dhe jo vetem.
Më pas biseduam me Hatidza Djoni, zv. Presidente e qytetit Ulqin, e cila na prezantoj qytetin dhe organizimin e bashkise si dhe instrumentat e komunikimit me qytetaret.
Gjithashtu biseduam dhe me Presidentin e Parlamentit Bashkiak te Ulqinit z.Ilir Capuni.
Sot ne diten e dyte te vizites ne Malin e Zi, patem kenaqesin qe te shkembejme eksperienca me bashkine e Kotorit.
Z.Vladimir Jokić, Kryetari i Bashkise Kotor bisedoi me koleget nga shqipria per sfidat e zvhillimit dhe politikat vendore, si dhe shprehu gadishmerine per bashkepunim.