Fjala Z.Agron Kapllanaj sot ne Konferencen ” Bashkitë për në Europe.
E Nderuara Shkelqesia Juaj Znj. Vlahutin
Të Nderuar kolege Kryetarë
Të ndëruara Znj. Kuko dhe Znj. Maliqi
Te ndëruar Pjesëmarrës
Më lëjoni edhe mua t’ju falenderoj në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për organizimin e kësaj konference pune me përfaqësuesit e qeverisjes vendore.
I gjithë procesi që është ndërrmarrë në këtë kohë dukë filluar më firmosjen e Marreveshjes së Bashkepunimit në Dhjetor të vitit 2016, për angazhimin e plotë të bashkive të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konfirmon edhe nje herë jo më nevojën, por domosdoshmërinë e prezences se BE-se ne nivel lokal.
Ky process, dhe vetë mbështetja e Bashkimit Europian nëpërmjet projektit Bashkite për në Evropë është shprehje e qartë e përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë ne nivel qendror dhe lokal për ta materializuar procesin e integrimit europian sa më ngushtë në nivelin vendor, për ta sjellë BE-ne sa më pranë qytetareve.
Te gjithe ne si shqiptarë aspirojmë që të jemi pjese e familjes Evropiane. Dhe kjo është e drejta jonë legjitime. Ne jemi Europiane dhe duhet të jemi pjesë e familjes se madhe Europiane.
Por ajo cfare kemi kuptuar nga gjithë ky process, nga gjithë kjo kohë është se ne Europë nuk mund të hyhet pa standarte; se integrimi europian kerkon nga ne qe keto standarte të zbatohen.
Shqetësimi im si kryetar bashkie është së pari që të arrijmë të gjithë së bashku respektimin e standarteve, ne duhet më parë ti njohim mirë vetë këto standarte dhe ti zbatojmë ato mësë miri. Nuk është hera e parë që në bashkitë tona po përmendet nevoja e “zbatimit të standarteve të BE-se”, por është hera e parë që ne të gjithë, bashkite në të gjithë vendin u përfshime në matjen e tyre.
Rezultatet e kësaj matjeje do të na ndihmojnë të kuptojmë se ku jemi…dhe se ku duhet të shkojmë. Është shumë e rëndësishmë që ky process matjeje dhe vlerësimi të kryhet në mënyrë sistematike , të përvitshme, dhe që ky proces sic edhe ju Znj. Ambasadore e përmendet, të kthehet një shtysë për ndërrmarrjen e politikave të reja mbështetëse si nga qeveria Qendrore dhe nga në administrate e nivelit vendor.
Duke përfunduar, më lejoni që të bëj edhe unë një apel, për ju si përfaqësuese e Bashkimit Europian, për komunitetin e donatoreve dhe për Qeverinë: qeveria vendore, administrate vendore ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për mbështetje, sidomos bashkitë e vogla e të mesme. Mos harrojmë dicka shumë të rëndësishmë: Qeveria i bën politikat nga selitë e ministrive, por bashkitë përballen cdo ditë me qytetarin; për qytetarin në nivel vendor bashkia është qeveria e tij, dhe aty ai I kthen sytë dhe ka shpresën për mbështetje.
Une i uroj sukses kesaj konference, i uroj sukses ekipit te Projektit Bashkitë për në Evropë, duke uruar, që konkluzionet e dala nga kjo konference punë të mund të materializohen në fund, dhe të përkthehen në reformatë mëtjejshme që duhet të ndërrmerren si dhe në programe të mbështëtjes financiare që duhet t’u ofrohet bashkive të vendit.