Takimi i Forumit Profesional të Taksave dhe Tarifave Vendore- Taksa e prones dhe metodologjia e re.

13 Prill, 20180

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Siedel organizoi sot me pjesëmarrjen e specialistëve të zyrës së taksave në bashkitë tuaja.

Qëllimi i këtij takimi të Forumit Profesional është diksutimi i “Metodologjisë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ndërtesa, bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe kritereve dhe rregullave për vleresimin alternativ të detyrimit të taksës”, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 132, datë 7.3.2018.

Çeshtje tjeter per diskutim me Forumin ishte edhe politika vendore pet shpenzimet e te ardhurave nga TP, kthimi ne sherbimet publike per cdo qytetar dhe zone.

Takimi u lehtësua nga eksperti Ilir Sollaku, përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe prof. Aurora Sulce, Eksperte Ekonomie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *