Dieta mesdhetare- peisazhe natyrore dhe kulturore

14 Korrik, 20200

DIETA MESDHETARE – PEISAZHE NATYRORE DHE KULTURORE

ABSTRAKT

Në këtë manual, Dieta Mesdhetare paraqitet si një koncept multidisiplinor. Manuali ofron prejardhjen historike, duke nënvizuar lidhjen e fortë të Dietës Mesdhetare me bujqësinë, dhe
kontributin e qytetërimeve të së kaluarës dhe të tashmes në këtë koncept. Orografia, veçoritë klimatike dhe biodiversiteti i rajonit janë përshkruar shkurtimisht, duke theksuar lidhjen me kulturën dhe historinë mesdhetare, përkatësisht mënyrat mesdhetare të bashkëveprimit me natyrën. Peisazhet Kulturore të Dietës Mesdhetare përcaktohen dhe prezantohen më poshtë. Sfidat e tanishme, në kohën e ndryshimit të klimës dhe në epokën e informacionit, diskutohen dhe ilustrohen me shembuj konkretë, kur kjo është e përshtatshme. Dieta Mesdhetare nuk mund të ekzistojë jashtë pellgut mesdhetar, pasi përfshin elemente të gjeografisë dhe klimës, bujqësisë, zakoneve të të ngrënit, historisë, aspekteve sociologjike, kulturës, arkitekturës etj.

Është e nevojshme të ruhet një ekuilibër i tillë i brishtë, që është vetë Dieta e vërtetë Mesdhetare, nga njëra anë, duke rritur ndërgjegjësimin për realitetet e sektorëve lokalë bujqësorë dhe peshkimit, dhe nga një anë tjetër, duke ftuar popullsitë urbane të rilidhen me sezonalitetin, duke adresuar kështu Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, kryesisht OZhQ2 (zero uri), OZhQ13 (veprim klimatik), OZhQ 14 (jeta nënujore), OZhQ 15(jeta në tokë). Duke ushqyer njohuritë, aftësitë dhe dijet ekzistuese, në rajon, do të jetë e mundur të forcohet ndjenja e përkatësisë mesdhetare, të përmirësohen rezultatet e aderimit në modelin mesdhetar dietik, të rindërtohen traditat dhe të krijohen vlerë nga risitë e qëndrueshme të ndërtuara mbi konceptin e Dietës Mesdhetare

MATERIALI I PLOTË NË FORMATIN PDF
Shiko ose shkarko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *