KONFERENCA MBI BARAZINË, DIVERSITETIN DHE PËRFSHIRJEN.
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është anëtare e Keshillit të Bashkive dhe Rajoneve Europiane @ CMRE organizatë Europiane që lobon dhe mbështet zhvillimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore.
Konferenca mbi Barazinë, Diversitetin dhe Përfshirjen e organizuar nga Këshillli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane (CEMR) mblodhi në Bilbao Spanjë kryetarë të Bashkive të vendeve të Europës dhe organizatave të bashkive.
Kryetarja e Shoqatës së Bashkive,njekohesisht kryetare e Bashkisë Shkodër mori pjesë në takimet dy ditore, ku u prezantuan përpjekjet e bashkive Europiane për ofrimin e shërbimeve me qëllim gjithpërfshirjen dhe aksesin e barabartë.
Shembuj të praktikave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe burrave, të përfshirjes së tyre në vendimarrje, menyrat inovative të zhvilluira me këtë qëllim si dhe sfidat në vazhdimësi për nivelet lokale të qeverisjes, ishin pjesë e diskutimeve në forumet e kryetarëve të Bashkive.
Zonja Ademi u angazhua për të rritur perpjekjet dhe punën ne bashkite Shqipetare, qe te jene akoma me shume te orientuara drejt barazise dhe perfshirjes, duke theksuar progresin qe ka berë shqiperia në këte drejtime.
Gjithashtu zonja Ademi beri disa takime dhe të diskutoj me drejtues të Rajoneve në Itali, me Presidentin e Rajonit të Emilia Romagna dhe njëkohësisht Presidentin e CMRR, z. Stefano Bonaccini, sektetarin e përgjithshëm të CEMR z. Frédéric Vallier ku bashkëndau eksperiencat me kryetarë të tjerë pjesëmarrës nga vendet e Europës, dhe kerkoi bashkepunim dhe mbeshtetje per bashkite dhe decentralizimin nga projektet e BE.