Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Siedel organizoi trajnim një-ditor me qëllim ofrimin e asistencës për bashkitë në hartimin e strukturave të tyre organizative.
Pushteti vendor në Shqipëri ka pësuar kohët e fundit ndryshime thelbësore me zhvillimin e reformave të rëndësishme, si ajo administrativo-territoriale dhe me miratimin e Ligjit 139/2015 “Për vet-qeverisjen vendore”. Këto ndryshime kërkojnë midis të tjerave një riorganizim të brendshëm të bashkive duke pasur parasysh dhe organizimin e funksionimin e njësive administrative sis nën-ndarje të bashkive të reja. Qëllimi i këtij trajnimi është tju vijë në ndihmë bashkive për tu njohur më mirë me procesin e përgatitjes së strukturave organizative efikase në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në Podradec morën pjesë përfaqësues nga bashkitë Pogradec, Korçe, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll, Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas, të cilet i falanderoj shumë për pjesëmarrjen dhe diskutimet e tyre shumë realiste dhe profesionale.
Zv/Kryetar të Bashkive, Drejtor të burimeve Njerëzore, Jurist dhe Administratorë ishin targeti yne në këtë dite trajnimi nga ekspertët lokal: Luan Dervishej GIS – Bashkëpunimi Teknik Gjerman, Bruna Ndili nga Bashkia Korçë dhe Aida Cacaj ShBSh.
6 qershor 2016