Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e Fondacionit Hans Siedel ndërmorri iniciativën për kryerjen e tre trajnimeve me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive me tema lidhur me hartimin e strukturave organizative në përputhje me ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur në qeverisjen vendore kohët e fundit me reformën administrative, ligjin e ri organik etj.
Qëllimi i projektit lidhet me njohjen e bashkive me sfidat dhe zgjidhjet organizative të strukturave të tyre; njohjen e bashkive me një këndvështrim të ri të rolit të tyre për menaxhimin e burimeve natyrore, financiare dhe zhvillimit ekonomik dhe më pas reflektimi i tyre në struktura organizative; diskutim, shkëmbim dhe prezantim me bashkitë pjesëmarrëse i sfidave të menaxhimit të ri pas reformës territoriale me fokus strukturat organizative dhe procedurat e rekrutimit të burimeve njerëzore.