Propozime për rritje të buxhetit për Bashkitë.

6 Mars, 20240
Propozime për rritje të buxhetit për Bashkitë.
Instituti per Bashkitë e Shqipërisë si një nga aktoret profesional dhe teknik në fushen e pushteti vendorë,i adreson parlamentit disa kërkesa për ndryshim të projekt buxhetit për vitin 2024 për pushtetin vendorë.
IBSH vlërson dhe mirëkupton të gjitha përpjekjet pozitive, sikunder mirëkupton vështiresi dhe potencialin e mundësive në dimensionin e buxhetit kombëtar në tërësi dhe buxhetit vendor në veçanti.
IBSH njeh shumë mirë edhe nevojat reale që ka sot pushteti vendor për mjete financiare po jo vetëm.
Sot, 61 bashkitë dhe Njësitë Administrative përkatëse kanë më shumë se kurrë përgjegjësi. Janë 42 funksione dhe llojshmëri shërbimesh administrative dhe publike, për të cilat ju nevojitet mbështetje serioze me buxhet nga transferta qeveritare.
IBSH vlerëson rritjen e buxhetin me 5.5 miljard dhe fondin për rritjen e pagava për të cilën mendon se do justifikohet dhe konvertohet ne shërbim më të mirë dhe transparent për qytetaret,si dhe do motivoje burimet njerzore në bashki.
IBSH kupton që asnjëherë, asnjë qeveri nuk ka para me bollëk që plotësojnë çdo dëshirë dhe kërkesë të çdo pushteti.
Por ne besojme seriozisht se ka hapsira per permiresime. Ne propozojm të bëhen shtese buxheti te transfertat e pergjithshme sektoriale. Konkretishtë:
1-Buxheti per Mbrojtje nga Zjarri nga 1 546 805 i planifikuar të shkoj 3.000.000
2-Buxheti per Administrimin e Pyjeve nga 468.559 i planifikuar të shkojë 1.000.000
3-Buxheti për Rruget Rurale nga 646628 i planifikur të shkojë në 1.200.000
4-Buxheti për Ujitje dhe Kullim nga 1.037.307 i palnifikuar të shkojë në 2.500.000
Vijmë në këto propozime konkrete referuar nevojave që kanë bashkitë për ti dhënë një frymarrje me ekonomike zonave rurale ku dhe problemet ekonomike dhe sociale janë më evidente.
Shkresa që i është drejtuar Komisionit të Ligjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *