Rezoluta vjetore mbi raportet e Komisionit për Shqipërinë

6 Mars, 20240
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë kontribuan dhe mbeshtet pa hezitim zhvillimin dhe demokratizimin e vendin.
Ne, punojme per avancimin e reformava publike qofte ato qendrore apo lokale, ne cdo sektor jetik per vendin, duke qen pjesmarres, duke ndare mendime,opinione, kritika dhe qendrime se si zhvillohet jeta politike,administrative dhe ekonomike dhe proceset e integrimit ne vend.
Instituti per Bashkite ndjek me vemendje, qendrimet e institucioneve nderkombetare ndaj zhvillimeve ne shqiperi.
Lidhur me rezuluten e PE te leshuar sot, Instituti per Bashkite, i ben thirrje parlamentit, qeverise, partive politike dhe cdo aktori te analizojë situaten, te punoj mbi permbushjen sa me shpejt te kritikave qe adreson me te drejte Parlamenti Evropian ne rezolute.
Rezoluta e PE
Rezoluta vjetore mbi raportet e Komisionit për Shqipërinë
Vitet e fundit, Parlamenti Europian ka miratuar çdo vit një rezolutë që shqyrton me imtësi pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe komenton raportet e Komisionit për zgjerimin.
Në vitet e fundit, Parlamenti ka vlerësuar progresin e arritur në:
-përmbushja e kritereve politike për anëtarësim,
-miratimi i reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi,
-zbatimin e vazhdueshëm të reformës së administratës publike,
-miratimi i legjislacionit kyç kundër korrupsionit,
-përafrimi i plotë me deklaratat përkatëse të BE-së dhe konkluzionet e Këshillit,
-bashkëpunimi me OSHC-të.
Parlamenti ka shprehur gjithashtu shqetësimet e tij për:
-Reforma Zgjedhore, duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR,
-Korrupsioni, i cili vazhdon të përbëjë një problem serioz,
-nevoja për të çrrënjosur kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e drogës,
-mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, politikat kundër diskriminimit,
-liria e medias,
-zbatimi i ligjit mjedisor,
-numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *