Administrata e Bashkisë së Lezhës në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe Komitetin Rinor kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e bregdetit të Talës. E gjithë gjatësia e plazhit prej 5 km është çliruar totalisht nga mbeturinat e shumta të sjella nga deti.
Nisma të tilla kanë si qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese për t’i dhënë turizmit kushte më të favorshme zhvillimi. Edhe pse sezoni turistik nuk është hapur zyrtarisht, Plazhi i Tales në Lezhë është gati për të pritur vizitorët e parë.