Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kontribuon në pastrimin e bregdetit në 5 km gjatësi

23 Nëntor, 20160

Administrata e Bashkisë së Lezhës në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe Komitetin Rinor kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e bregdetit të Talës. E gjithë gjatësia e plazhit prej 5 km është çliruar totalisht nga mbeturinat e shumta të sjella nga deti.

Nisma të tilla kanë si qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese për t’i dhënë turizmit kushte më të favorshme zhvillimi. Edhe pse sezoni turistik nuk është hapur zyrtarisht, Plazhi i Tales në Lezhë është gati për të pritur vizitorët e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *