Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, aksion për pastrimin e territorit

23 Nëntor, 20160

Kësaj here ndalesa e radhës ka qënë në territorin e Bashkisë Vaut të Dejës, në fshatin Melgushe. Nismës i janë bashkuar edhe drejtues të bashkisë si dhe nxenës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqiperisë, Agron Haxhimali është shprehur se kjo iniciativë vjen me nje fokus të veçantë për ndërgjegjësimin e brezit te ri. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë të Vaut- Dejës, Zef Hila, është shprehur se Bashkia e Vaut- Dejës mbeshtet këto aktivitete me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për një mjedis të pastër. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është partnere e projektit Nalas, për mbetjet urbane, një projekt i cili përfshin disa vende të rajonit ku pjesë e saj janë bërë disa njesi vendore të vendit, por edhe të rajonit në një rrjet të përbashkët për një projekt për mjedisin, në mënyrë që mbetjet urbane të mos jenë më një gangrenë për komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *